Shkrimtari i njohur Ari Behn ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare. Lajmin e hidhur e dha zëdhënësi i tij duke i komunikuar agjencisë NTB të Norvegjisë se Behn ishte vetëvrarë. Behn që njihej si ish-dhëndëri i mbretit të Norvegjisë, ishte autor i disa romaneve dhe shfaqjeve. Ai u martua me Princeshën Martha Louise në vitin 2002, ndërsa dy vite më parë çifti u divorcua. Mbreti dhe mbretëresha, në një deklaratë thanë se ai ishte “një pjesë e rëndësishme e familjes sonë për shumë vite dhe ne ruajmë kujtime të ngrohta dhe të mira prej tij “.
I ndjeri kishte tre vajza me Princeshen- Maud, Leah dhe Emma. Ata u ndanë në vitin 2016 ndërsa një vit më vonë u divorcuan zyrtarisht. Në atë kohë, princesha tha në një deklaratë: “Ne ndjehemi fajtorë sepse nuk jemi më në gjendje të krijojmë strehën e sigurt që meritojnë fëmijët tanë.” “Ne jemi mirënjohës që e njohëm”, thanë mbreti Harald dhe Mbretëresha Sonja në deklaraten e tyre për ish dhëndrrin e ndjerë. “Ne jemi te trishtuar që mbesat tonë kanë humbur tani babanë e tyre të dashur”.