Categories Covid-19, Lajme

Asnjë humbje jete , 23 raste të reja në 24 orët e fundit

Asnjë viktimë dhe 23 raste të reja është bilanci i fundit i Covid-19 në Shqipëri.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2516 testime, 23 raste të reja dhe 11 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. Shfrytëzoni ditët e hapura të vaksinimit deri të dielën, për t’u vaksinuar pa kufizim, nëse jeni mbi 18 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë ju rikujton të gjithë qytetarëve rëndësinë e zbatimit me përpikmëri të rregullave për parandalimin e COVID19 dhe apelon të mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2516 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 23 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Tiranë dhe Has, 4 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Krujë, Kavajë, Lushnje, Sarandë. Aktualisht janë 210 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,097 që nga fillimi i epidemisë. Statistika (21 Korrik 2021) Raste të reja ditore 23 Të shëruar në 24 orë 11 Të shtruar në spitale 5 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 2,516 Testime totale 865,474 Raste pozitive 132,763 Raste të shëruara 130,097 Raste Aktive 210 Humbje jete 2,456 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 91 Elbasan 21 Durrës 21 Vlorë 18 Kukës 16 Shkodër 14 Lezhë 13 Fier 11 Korçë 4 Gjirokastër 1

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME