Categories Lajme

Zbulohet historia e makinave luksoze Lamborghini vs BMW, ishin marrë me qera në…

Një ditë më parë, policia shqiptare publikoi pamjet se si dy makina luksoze, një Lamborghini dhe një BMW, bënin garë me shpejtësi skëterrë në aksin Vlorë-Fier.

Të dy mjetet po lëviznin me shpejtësi prej 225 kilometra në orë. Pasi nuk i ndaluan fillimisht policisë, makinat u kapën më vonë në një postbllok tjetër.

Mjeti Lamborghini u gjobit me 168 mijë lekë, kurse mjeti BMW me 120 mijë lekë. Të dy mjetet drejtoheshin nga shtetas nga Kosova. Për këtë incident ka shkruar edhe gazeta më e madhe zvicerane, Blick.

Makina Lamborghini ishte marrë me qira nga 40-vjeçari kosovar në një kompani për dhënien me qira të makinave luksoze në Schuebelbach të Zvicrës. Pronari i kompanisë nuk komentoi ngjarjen. Ai ishte me pushime dhe tha se nuk dinte asgjë për incidentin.

Kurse makina BMW i përket një kompanie pastrimi në Zvicër. Edhe bosi i saj nuk komentoi për ngjarjen, duke thënë se është me pushime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME