Lajme

Atentatet/ Gledis Nano largon Tonin Vocajn nga policia kriminale, ja kush e zëvendëson

Ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në muajin korrik dhe përfshirja e efektivëve të policisë në aktivitet kriminal, kanë sjellë ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit.

Ora shkruan se gjatë një mbledhje të tensionuar mes disa prej drejtuesve të policisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka larguar nga drejtimi i Drejtorisë së Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.

Duket se në vend të Vocaj, ka emëruar Neritan Nallbatin, aktualisht mban detyrën e Drejtorit në Policinë e Durrësit. Ndërsa mësohet se vetë Tonin Vocaj, është emëruar Zv/drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtor i Rendit dhe Sigurisë Publike. Ky post mbahej nga Albert Dervishi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close