Categories Lajme

Alarmi për sulm në kampin Ashraf në Manzë/ Gazetari zbulon detaje: Grupi strehohej në zonën e Freskut, ç’thuhet në dosjen e SPAK

Pak ditë më parë u dha alarmi se kampi i muxhahedinëve në Manzë të Durrësit rrezikonin të binin pre e një sulmi gjatë takimit që do të mbahej gjatë samitit 2-ditor. Thirrja që u shpërnda edhe nga ambasada amerikane në Tiranë bëri që samiti të shtyhej.

Gazetari Jul Kasapi në News 24 ka deklaruar se anulimi i këtij takimi, u bë me kërkesën e qeverisë shqiptare pas hetimit të kryer nga SPAK, ku kishte indicie për një sulm të mundshëm, por që nuk është saktësuar nëse bëhej fjalë për një sulm terrorist apo kibernetik.

Ajo tha se grupi që do të sulmonte muxhedinët, bazën e kishin në zonën e Freskut në Tiranë, në një lokal privat, që sipas tij paguhej nga qeveria iraniane.

Kjo është një kërkesë e qeverisë shqiptare duke marr shkas nga shtrirja e gjerë e hetimit, në bazë të letrës së mbërritur në SHBA. Sulmi në të vërtetë, më së shumti lufta bëhej në rrjetet televizive, rrjeteve sociale, ku përmes identiteteve të ndryshme ata bënin artikuj, ka dhe persona shqiptar sipas SPAK, që po verifikohet, nuk ka persona të marrë të pandehur por janë marrë në pyetje.

Hetimet flasin se nga shkurti deri tani për përgatitje për sulm, por nëse do ishte terrorist apo kibernetik, nuk ka një përcaktim të saktë. Veprimet e para të SPAK janë bërë kryesisht në sekuestrim celularësh për të kuptuar më tepër. Është dhe ambienti i identifikuar, në zonën e Freskut, bëhet fjalë për një lokal privat, që sipas letrës ky ambient paguhej nga ministria e Iranit, dhe aty ishte baza e kësaj organizate”, tha gazetari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Gjirokastra, kryeqyteti i rigonit: të rinjtë lanë ëndrrat dhe morën trastat.”

“Gjirokastra, kryeqyteti i rigonit: të rinjtë lanë ëndrrat dhe morën trastat.” Të rinjtë e Gjirokastrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME