Categories Lajme

Atentati i dështuar në Elbasan, shënjestra e vrasësve me pagesë ishte i afërmi i…

Parandalohet një atentat në qytetin e Elbasanit.

Policia bën të ditur se është marrë informacion se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme mund të ndodhte një ngjarje e rëndë kriminale. Bazuar në këtë infromacion, uniformat blu kanë shtuar prezencën në terren, duke ngritur pika kontrolli dhe kontrolle në objekte të cilat dyshohet se shërbenin për fshehjen e mjeteve me të cilat mund të kryheshin veprimtari kriminale.

Si rezultat i kontrolleve, Policia e Elbasanit ka gjetur një automjet tip “BMW X6”në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”, brenda të cilit u gjetën 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me benzinë. Gjithashtu në afërsi të një koshi mbeturinash është gjetur një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë.

Burimet bëjnë me dije se autorët do të vrisnin një person të afërt të Erion Alibej, i arrestuar tashmë nga policia.

Alibej akuzohet për disa krime, dhe po gjykohet si porositës i vrasjes së Emiliano Ramazanit dhe Regis Runajt, vrasje të ndodhura gjatë muajit korrik 2020 në këtë qytet.

Pjesëtarë të grupit hetimor kanë dyshimet se dy persona të kontraktuar për të kryer atentatin, të cilët dyshohet të jenë vrasës me pagesë, do i vinin flakën automjetit për të humbur gjurmët nga autoritetet. Mendohet se ata ishin kontraktuar nga një grup kriminal për të kryer atentatin.

Ndërkohë dhjetëra kamera sigurie në bizneset në zonën pranë automjetit të parkuar, për të zbuluar personat që fshihen pas atentatit të dështuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME