Lajme

Atentati me një viktimë dhe pesë të plagosur, gjendet e djegur BMW X5 që dyshohet se u përdor nga autorët

Automjeti që dyshohet se u përdor nga autorët në atentatin në Don Bosko është gjetur i djegur në zonën e Manzës.

Brenda mjetit tip BMW X5 janë gjetur dy kallashnikov, që dyshohet se janë përdorur nga atentatorët për të qëlluar me breshëri drejt lokalit të Fation Muratit, ku humbi jetën banakierja dhe u plagosën pesë persona të tjerë, si edhe një fëmijë u dëmtua nga xhamat.

Armët dhe makina do t’i nënshtrohen ekspertizës nga policia shkencore.

Pista e hetimit

Pista kryesore ku po hetojnë autoritetet është ajo e hakmarrjes, që lidhet me Fation Muratin, person me precedent penal.

Ndërkohë dyshohet se objektivi i atentatorëve ka qenë Sahit Murati, xhaxhai i Fation Muratit.

Nga të shtënat me armë zjarri u vra gabimisht Mimoza Paja, 60-vjeçarja e cila punonte si banakiere ne lokal.

Ndërsa u plagosën xhaxhai i pronarit të lokalit, Sahit Murati, si edhe klientët Astrit Meraj, Emanule Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli. Gjithashtu një vajzë 10 vjeçare u lëndua nga xhamat e lokalit, pas breshërisë së plumbave.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close