Lajme

Atentati me tre të vrarë në Fushë-Krujë/ Gjendet një tjetër makinë e djegur, dyshohet se u përdor nga autorët

Një tjetër automjet është gjetur i djegur pas atentatit të djeshëm në zonën e Fushë Krujës që dyshohet se është përdorur nga ekzekutorët e Brilant Martinajt dhe dy miqve të tij.

Sipas News 24, automjeti është konstatuar i djegur në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm gjatë krehjes së zonës nga ana e policisë për të rënë në gjurmët e atentatorëve.

“Më datë 18.07.2022, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Ahmetaq, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht një automjet i parkuar tip “Volkswagen”. Punohet për saktësimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close