Lajme

“Audi” humb kontrollin në malin e Moravës, dy të plagosur

Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti që është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Korçë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në rrugën e Malit Moravë.

K. 36 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar makinën tip “Audi” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri Dh. G. 32 vjeç, banues në Korçë. Dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: