Categories Lajme

Babai i Enkeleda Hoxhes rrefehet

Belul Hoxha, babai i gjyqtares Enkeleda Hoxha, sjell detaje prekëse nga historia e familjes së tij. Në një rrëfim për emisionin “Me zemër të hapur”, në ‘Nwes24’ i moshuari, i sëmurë me parkinson, në një gjendje të rënduar psikologjike deklaroi se ditën që gjykata dha masën ‘arrest me burg’ për vajzën e tij, djali i saj, (me spektrin autik) kishte ditëlindjen.

Ai tha se ndonëse nipi i tij mbushi 19 vjeç, ata nuk e festuan për shkak të arrestimit të Enkeledës. Po ashtu Belul Hoxha tha se djali i gjyqtares që prej 18 vitesh nuk e ka takuar babain e tij, gjyqtarin Rasim Doda.

Kujtojmë se gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha u arrestua për korrupsion bashkë me 9 persona të tjerë.

PJESË NGA INTERVISTA
Si është lidhja juaj me mbesën, pasi erdhët me të këtu në ‘News24’?
Do plotësoja pak përbërjen e familjes. Jam babai i dy fëmijëve, e një djali dhe një vajze. Vajza ka dy fëmijë, ka qenë i martuar me Rasim Dodën. Nuk di se ku bëhet. Ai është korrekt me detyrimet ushqimore. Por djali është bërë 19 vjeç, dhe Rasimi nuk e ka takuar. Ai kundërshtoi ndarjen. Nuk arritën mirëkuptim.

Sa vjeç ishte djali kur u nda vajza?
Ishte i mitur fare. Rasimi e ka ditur shqetësimin e djalit, por shkak nuk ishte i vogli. Ata kishin keqkuptime. Ai ishte me nuanca të veriut, me temperament të rreptë. Kur i thoje dikujt ‘natën e mirë’ dhe ‘mirupafshim’, i bënte përshtypje.

Si e përballoi divorcin?
Se përballoi me keq. Pasi ai ishte me distancë të largët me Edën në marrëdhëniet shoqërore. Ajo ishte tek ne në Tiran dhe Rasimi në Sarandë. 18 vite ai nuk e takoi kurrë djalin. Një gjyqtar, me kulturë, se takoi kurrë një herë. Ai është djalë flori, në pamje dhe në fizik. Është çfarë të them. Fati e dënoi që po rritet pa baba dhe me një sëmundje të rëndë. Djalin e ka si fëmijë dhe mbi fëmijët, gjyshja e vetë dhe unë po ashtu. Është fëmijë i qetë. Por kur nervozohet, duhet të ruhesh, pasi dhe të godet. Më parë ka qenë më i qetë. Duke u rritur, duke u forcuar.

Para dy ditësh ka pasur ditëlindje?
E ka pasur para dy ditësh, atë ditë kur nëna e tij u burgos. Nuk ia festova. Ishim shume të zymtë, sikur kishim arkivolin para. Ta thotë Beluli. Si ka mundësi që të çosh të ëmën ditën e ditëlindjes së fëmijës?! nuk e shtyn dot dy ditë?! Edhe SPAK erdhi me hile. Pse në këtë mënyrë?!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME