Categories Lajme

Babai i sëmurë, djali me probleme mendore, vajza s’ka libra e rroba për shkollën, e ëma: Ju lutem vini dorën në zemër

Gjashtë pjesëtarë të familjes së Hatjani në fshatin Gungas në Lushnje jetojnë në kushte ekstreme të varfërisë. Shtëpia e tyre është plotësisht e amortizuar dhe frika se mos ajo do t’i zëre brenda është e madhe, sidomos gjatë stinës së dimrit. E si të mos mjaftonte e gjitha kjo djali i madh i familjes është i paaftë mendërisht.

E zonja e shtëpisë shprehet se përveç halleve të përditshme  dhe sëmundjes të së birit ajo me bashkëshortin  duhet të mendoje edhe për të çuar fëmijët gati në shkollë, por nuk kanë asnjë mundësi që të ju blejnë fëmijëve librat, mjetet shkollore dhe rrobat më minimale.

Pasi siç thotë ajo, lekët e përfituara nga ndihma ekonomike, nuk ju dalin për të ngopur barkun e jo më për të blerë gjëra të tjera.  “Jemi në një gjendje shumë të vështirë, burrin e kam të pamundur. Burrin dhe djalin e madh e kam të sëmurë, uji që bie jashtë na bie brenda. Vajza kërkon çantë për shkollë, qau dje. Ia fali një shoqe një çantë të vjetër. Ju lutem, kush ka dëshirë me na ndihmuar, i falenderoj shumë me shpirt dhe me zemër” tha ajo.

Blerta, vajza e madhe e familjes këtë vit shkon në klasë të tetë. Ajo ndjehet keq se në ditën e parë të këtij sezoni të ri shkollor do të shkojë po me ato rroba që kishte vitin e kaluar, ndoshta dhe pa libra,  pasi prindërit e saj nuk kanë para ti paguajnë ato.”Kam dëshirë të ikë në shkollë, por prindërit nuk kanë mundësi të më ndihmojnë“. Familja Hatjani u bën apel për ndihmë, pasi  vetë nuk kanë asnjë mundësi për të dalë nga kjo varfëri e ulur këmbëkryq në shtëpinë e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME