Categories Lajme

Balina Bodinaku flet për partnerin: Andi im është…

Balina Bodinaku, tashmë opinioniste e Big Brother VIP është prej vitesh partnerja e analistit dhe gaztearit të njohur Andi Bushatit. Në një intervistë për ‘Revistën Bordo’ ajo foli rreth marrëdhënies së tyre:“Andi im është i kujdesshëm, është i pranishëm, është me mua në çdo gjë që bëj, e në çdo rast kur kam nevojë për dikë. I jam pafund mirënjohëse Zotit, universit, apo çfarëdo lloj force, apo rrethane që e solli në jetën time. Thënë kjo, ai do tallet me mua e do më ngacmojë  një vit rresht,  pasi të lexojë këto që po them për të. Dhe përveç kësaj, duke qenë ai vetë shumë diskret, e i rezervuar për jetën e tij, unë bëj mirë ta mbyll me kaq (Qesh)”,- ka thënë ajo.

Sipas saj kimia, koordinimi, interesat e përbashkët, besimi në të njëjtat parime e bëjnë një marrëdhënie të funksionojë: “Kimia, koordinimi, interesat e përbashkët, besimi në të njëjtat parime. Po këto janë fjalë shumë të përgjithshme. Në të vërtetë, mendoj se një formulë nuk ka dhe sugjerimet në këtë pikë janë të pavlera. Çdo çift duhet ta gjejë vetë atë që funksionon për të. E nëse nuk e gjen… atëherë nuk funksionon.”,- është përgjigjur Balina Bodinaku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME