Categories Lajme

Banori i fshatit Mazhë e Madhe rrëfen natën e vështirë në çadër: Shtëpinë të na e ndërtojnë këtu (Video)

Fshati Mazhë e Madhe njësia administrative Bubq po përjeton ditë të vështira, pasi shumë familje kanë humbur shtëpitë në tërmetin e 26 nëntorit të vitit të shkuar. Në pamundësi për të lënë pronën dhe bagëtitë e tyre, nuk kanë asnjë zgjidhje jetese veç çadrave verore në të cilat jetojnë prej 10 muajsh.

Ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri ishte në familjen Preni, ku pa nga afër gjendjen e vështirë me të cilën janë përballur me stuhinë e shiut gjatë këtyre 3 ditëve. Indrit dhe Desilda Preni deklarojnë se nuk mund të ikin nga prona e tyre dhe shtëpinë e duan të rindërtohet aty ku e kanë pasur.

Desilda Preni: Asgjë nuk kërkoj. Oriola Pampuri: Kërkoni që të rindërtohet shpia juaj këtu ku e keni?
Desilda Preni: Vetëm kërkoj nga shteti që shtëpia të rindërtohet këtu në vend tonë. Kaq duam. Asgjë tjetër!
Indrit Preni: Peticion kemi bërë, e kena çuar te Bashkia… Oriola Pampuri: Për cfarë e keni bërë peticionin? Indrit Preni: Peticionin e kemi bërë për të mos luajtur prej vendit këtu. Me na e bo shpinë këtu në vend.
Oriola Pampuri: Dhe cila ka qenë përgjigjja nga Bashkia që keni bërë peticionin?
Indrit Preni: S’ka, nuk na kanë kthy përgjigje fare. Përgjigje nuk na kanë kthy. Fjalë nuk duam fare, unë dua shpinë, por e du këtu në vend tem.BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME