Categories Lajme

Basha: Do të ndalojmë largimin e mjekëve, “Dyfishim pagash”

Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar bashkëbisedim më përfaqësues të komuniteteve të ardhura në Durrës. Ndërsa u ndal tek mësuesit dhe mjekët, Basha tha se dyfishimi i pagave për mësuesit dhe ndalimi i largimit të mjekëve nga vendi, janë dy prioritete parësore të qeverisë së ardhshme.

Fjala e plotë: Si në disa fusha të tjera, e kemi të thjeshtë dhe të qartë t’jua themi, se vetë e mbani mend kur ne premtuam dyfishimin e pagave të mësuesve dhe pala tjetër tha nuk bëhet.

Nuk bëhet sepse ata nuk e kishin bërë, nuk bëhet sepse ata nuk duan ta bëjnë, siç kishin 8 vjet kohë dhe nuk u kujtuan për mësuesit deri në janar, deri para fushate.

Ndërkohë që, ne do të vazhdojmë me rritjen e pagave të mësuesve. Atëherë arritëm nivelin më të lartë në rajon, sot, mësuesi shqiptar është më i pa paguari në rajon. Ndaj, politika e rritjes së pagave të arsimtarëve është pjesë kryesore e politikës së shpenzimeve publike të qeverisë së ardhshme, Partisë Demokratike.

Ndalimi i largimit të mjekëve është një prioritet absolut. Me këto ritme nëse vazhdojnë ne do të kemi më pak mjekë për frymë se ç’kanë vendet më të varfëria të Afrikës.

Ndaj masa e parë siç e përmendët dhe ju do të jetë rritja e pagave për mjekët, për mjekët specializant dhe për infermierët. Kjo është një faturë e përballueshme dhe e llogaritur në buxhetin e ardhshëm të qeverisë së ardhshme pas 25 prillit. Por siç e dini ju nuk janë vetëm pagat që i motivojnë mjekët të largohen janë dhe kushtet e punës.

E kjo do të kërkoj një investim në të gjithë infrastrukturën e shëndetit publik por edhe një reformë që pas këtyre investimeve, këto institucione të shëndetit publik në veçanti spitalet të vet administrohen në mënyrë që të japin mjekëve mundësinë e shfrytëzimit të tyre individual të specializimit por edhe të krijojë një konkurrencë të shëndoshë midis këtyre institucioneve.

Taksat janë rritur, çmimet janë rritur dhe paratë janë përdorur për luks apo për fasada. Ndaj në planin tonë të zhvillimit të infrastrukturës në udhëhiqemi nga dy parime e para leverdia për qytetarët, pra të parat janë rrugët e qyteteve, urbanizimi i zonave informale, ujësjellësit, kanalizimet dhe së dyti leverdia për zhvillimin ekonomik.

8 vjet ka qeverisur, i ka pasur të gjitha pushtetet. Me çfarë vjen para jush? Asgjë! Asnjë përgjigje nuk ka dhe merret gjithë ditën vetëm me opozitën, vetëm me mua. Prandaj ia kam thënë dhe ia përsëris: kjo fushatë do të mbahet mend si fushata ku kryeministri në ikje u kthye në satelit të kandidatit për kryeministër.

Unë bëj fushatë ai vjen vërdallë meje. Do të jetë një kazus për t’u studiuar dhe për t’u mbajtur mend, fushata e 2021, ku kryeministri në ikje, u kthye në satelit të kandidatit për kryeministër.
Urbanizimi është po aq i rëndësishëm. Kur vjen puna tek urbanizimi, e kemi fjalën, jo thjeshtë për rrugë, e kemi fjalën edhe për ujin edhe për kanalizimet edhe për ndriçimin.

Për fat të keq, shuma e para që janë derdhur për fasada gjatë këtyre 8 viteve do të kishte dalë e tepruar, për të urbanizuar dy herë jo vetëm këtë zonë, por të gjitha zonat e mëdha informale në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME