Categories Lajme

Basha uron Kurtin për qeverinë e re: Pas 25 prillit, do të bashkëpunojmë për të përballuar çdo sfidë

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka uruar Albin Kurtin për qeverinë e re në Kosovë, ndërsa duke shpresuar se do të fitojë zgjedhjet në 25 prill, premton se “do të bashkëpunojmë edhe më ngushtësisht për të përballuar së bashku çdo sfidë”.

“Urimet më të mira kryeministrit të ri të Kosovës z. Albin Kurti dhe qeverisë së drejtuar prej tij në përmbushjen me sukses të përgjegjësive dhe tejkalimin e sfidave me të cilat përballet Kosova. Suksesi i Kosovës është suksesi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve kudo që ndodhen.

Urimet më të mira shkojnë sot dhe për deputetët e kuvendit të ri të Kosovës. Jam i bindur se forcat politike në Kosovë do të mund të gjejnë gjuhën e përbashkët për tejkalimin e pengesave, duke vënë mbi gjithçka interesin më të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Si gjithnjë në të kaluarën, të sotmen dhe në të ardhmen, unë dhe Partia Demokratike do të qëndrojmë fuqimisht në mbështetje të Kosovës dhe të qeverisë së saj me besimin e plotë se pas 25 prillit, do të bashkëpunojmë edhe më ngushtësisht për të përballuar së bashku çdo sfidë” shkruan Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME