Categories Lajme

Fiks Fare: Vjedhja e automjetit/ 10 vjet hetime pa rezultat, qytetarit i ngarkohen taksat

10 vjet hetime pa asnjë rezultat, për një automjet të vjedhur i cili “fle” në oborrin e qytetarit që i është lënë në ruajtje. Përpos se humbi, makinën, lekët që e kishte blerë, qytetarit i ngarkohen edhe taksat e këtyre 10 viteve, për shkak se nuk mund të bëhet çregjistrimi pa u mbyllur procedimi.

Marglin Lulaj nga Vlora në 2009 blen një automjet  me targa shqiptare tek një  tjetër qytetar i cili e kishte përdorur dy vjet. E regjistron tek taksat dhe ndërron targat dhe pronësinë në momentin e blerjes, por askush nuk e konstaton se mjeti ishte i  vjedhur. Në 2011 pas një kontrolli të policisë automjeti rezulton i vjedhur. Ja bllokojnë dhe prokuroria me një urdhër ja lë në ruajtje qytetarit mjetin në oborrin e tij. Prokuroria Vlorë ja delegon rastin Gjirokastrës pasi rezultonte se kishte hyrë nga pika e Kakavijës. Që në atë moment qytetari nuk merr asnjë njoftim për hetimin e prokurorisë, edhe pse kjo e fundit në 2012 kishte pezulluar hetimet, në pritje të informacionit nga Interpoli, Holanda dhe Italia.

Mariglen Lulaj shprehet për Fiks Fare  se prokuroria e Vlorës ja la në ruajtje në oborrin e tij, çështjen ja kaloi Gjirokastrës dhe që atëhere nuk ka asnjë njoftim se si kanë ecur hetimet. Ndërkohë taksat vazhdojnë të gjenerohen çdo vit, pasi ai nuk mund të bëjë çregjistrimin e mjetit.

Ai u interesua pranë  Prokurorisë  Vlorë ku i thonë që çështja i ka kaluar Gjirokastrës dhe i japin edhe një numër protokolli për të kërkuar informacion atje.

Më pas ju drejtua Gjirokastrës ku tek informacioni i thanë se duhet të dorëzonte një kërkesë për këtë rast pasi në dhjetë vite, shumë prokurorë nuk ndodhen më aty,janë larguar apo kanë ndërruar jetë. Megjithatë tek informacioni e sigurojnë që një përgjigje  do ta marrë patjetër.

Pas interesimit të Fiksit dhe kërkesës së qytetarit Prokuroria e Gjirokastrës vetëm në 2021 i jep qytetarit vendimin e pezullimit dhe një vërtetim për ta dërguar pranë Drejtorisë së Taksave Vlorë për çregjistrimin e mjetit, pasi në këto 10 vite ka gjeneruar taksa që janë në kurriz të qytetarit i cili vetëm  e ka ruajtur, as nuk e ka vjedhur dhe as nuk e ka përdorur mjetin. Sipas prokurorisë nuk është marrë një vendim përfundimtar për proçedimin, pasi nuk ka ardhur akoma informacioni nga agjencitë e huaja.

Qytetari interesohet pranë kësaj Drejtoria e Shërbimit Rrugor Vlorë për të proceduar me çregjistrimin, por  aty nuk pranojnë t’ja çregjistrojnë, pasi sipas tyre duhet të ketë një vendim përfundimtar nga Prokuroria. Ata i thonë se do ta kontaktojnë Interpolin dhe më pas do t’i kthejnë një përgjigje. Të nesërmen qytetarin e marrin në telefon dhe i thonë që nga Interpoli automjeti i tij nuk është më i bllokuar. Ai mjaft të paguaj taksat dhe gjobat, dhe mund ta çregjistrojë automjetin.

Qytetari në këtë rast, sipas vendimit të Prokurorisë Vlorë, ka bërë vetëm rolin e pikës së bllokimit, dhe ruajtjes së mjetit në oborrin e shtëpisë së tij. As Prokuroria e Vlorës dhe as ajo e Gjirokastrës nuk rezulton të kenë njoftuar Drejtorinë e Shërbimit Rrugor Vlorë për bllokimin e këtij mjeti. Duke gjeneruar kështu taksa për çdo vit. Në përgjigjen e saj, Prokuroria e Gjirokastrës pretendon se akoma nuk ka një vendim përfundimtar.  Pas dhjetë vitesh, prokuroria është akoma në pritje, ndërkohë që në sistem vet Interpoli këtë makinë nuk e ka më të bllokuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME