Categories Lajme

Bastisje në 7 rajone, arrestohen 61 të dyshuar të mafias “Ndrangheta”

Policia italiane ka arrestuar 61 anëtarë të tjerë të dyshuar të mafies më të fuqishme italiane, Ndrangheta, në një seri bastisjesh në shtatë rajone. Ata dyshohen për krime, duke përfshirë mashtrimin, trafikun e drogës, depërtimin në qeveri dhe zhvatjen e fermerëve vendas.

Më shumë se 500 oficerë policie u përfshinë në operacionin, i cili synoi 167 persona në total, duke përfshirë dhjetëra që aktualisht janë në burg. Goditja ishte pjesë e një operacioni më të gjerë dhe që është në vazhdim për të goditur grupin.

Javën e kaluar, më shumë se 100 persona u arrestuan në të gjithë Evropën në atë që policia tha se ishte operacioni më i madh që ishte kryer ndonjëherë kundër ‘Ndrangheta’.

Dhjetë vende ishin të përfshira, me asete me vlerë 25 milionë euro të sekuestruara.

Hetimi zbuloi gjithashtu informacione të reja të rëndësishme për mënyrën se si funksionojnë disa nga nivelet më të larta të grupit, edhe gjatë pandemisë Covid.

Një nga bosët e saj të supozuar, Pasquale Bonavota, u arrestua në një katedrale në qytetin verior të Genovas muajin e kaluar.

Qindra mafiozë të tjerë të dyshuar dhe zyrtarë të korruptuar ose janë burgosur ose do të gjykohen për përfshirjen e tyre të dyshuar me familjen Mancuso. Është vetëm një nga 150 familjet që janë pjesë e rrjetit kriminal të Ndrangheta-s, i cili ka tejkaluar Cosa Nostra-n si grupi mafioz më i fuqishëm në vend dhe vepron në më shumë se 40 vende të botës.

Hetuesit italianë dhe belgë besojnë se grupi i krimit kontrabandoi afër 25,000 kg kokainë midis tetorit 2019 dhe janarit 2022 dhe dërgoi më shumë se 22 milionë euro nga Kalabria në Belgjikë, Holandë dhe Amerikën e Jugut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME