Categories Lajme

Begaj takohet me zyrtarin e NATO-s: Kontribut dhe bashkëpunim i ngushtë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim asistentsekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Inteligjencën dhe Sigurinë, David Cattler. Presidenti Begaj vlerësoi kontributin që japin strukturat e inteligjencës së NATO-s në përballimin e sfidave komplekse të sigurisë.

Ndër të tjera Presidenti Begaj nënvizoi se bashkëpunimi ndërmjet strukturave të inteligjencës të vendit tonë me ato të NATO-s është thelbësor, për të parandaluar influencat malinje të vendeve me qëllime jomiqësore.

Presidenti Begaj diskutoi me Cattler edhe mbi situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku pavarësisht progresit të bërë, vërehen përpjekje të aktorëve me ambicie gjeopolitike, për të zgjeruar influencën dhe penguar proceset eurointegruese. Kreu i shtetit theksoi se dakordësia e arritur për normalizimin e marrëdhënieve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë është hap pozitiv dhe duhet të avancojë me arritjen e rezultateve konkrete.

Normalizimi i marrëdhënieve duhet të qendërzohet drejt njohjes reciproke dhe anëtarësimit të Kosovës në organizmat ndërkombëtarë si OKB dhe NATO. Në përfundim Presidenti Begaj theksoi se strukturat e inteligjencës dhe sigurisë së Shqipërisë do vijojnë të kontribuojnë dhe bashkëpunojnë ngushtë me strukturat e NATO-s.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME