Categories Lajme

Begaj uron 15-vjetorin e pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës: Ditë krenarie për të gjithë!

Presidenti Bajram Begaj ka qenë i pranishëm në seancën solemne të zhvilluar në Parlamentin e Kosovës në kuadër të 15-vjetorit të pavarësisë.

Në fjalën e tij, Begaj shprehet se kjo është një ditë krenarie për të gjithë, ndërsa shton se Shqipëria qëndron pranë Kosovës në procesin e anëtarësimit në BE dhe NATO.

Fjala e plotë e Presidentit:

E nderuar Presidente e Republikës së Kosovës znj. Osmani,

I Nderuar Kryetari  i Kuvendit,

I nderuar Kryeministër,

Të Nderuar Deputetë,

Të nderuar familjarë të dëshmorëve dhe veteranëve

Të Dashur Qytetarë të Republikës së Kosovës,

Kam kënaqësinë e madhe të jem sot mes jush në këtë ditë të shënuar për Kosovën, Shqipërinë, për kombin shqiptar.

Jemi një komb që ka përballur me dinjitet historinë e vështirë të rajonit  e ka kontribuar për paqen në rajon dhe padyshim në Evropë, pavarësisht se i ndarë prej kufijsh.

Pavarësia  e Republikës së Kosovës ishte drejtësia shekullore që komuniteti ndërkombëtar i detyrohej shqiptarëve.

Ditë e Pavarësisë së Republikës së Kosovës na kujton forcën e qëndresës së popullit shqiptar.  Është një ditë krenarie për ne të gjithë, por dhe mirënjohjeje dhe falenderimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian dhe të gjithë shteteve të tjera që iu gjenden pranë popullit shqiptar të Kosovës me forcë ushtarake, diplomatike dhe humanitare. Gjithashtu, u jemi falenderues shteteve mike që njohën menjëherë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Në këtë ditë të shënuar për Ju të nderuar përfaqësues e qytetarë të Republikës së Kosovës, e po aq të rëndësishme për të gjithë shqiptarët, me mirënjohje kujtojmë Adem Jasharin, UÇK- në, luftëtarët e lirisë që edhe sot na frymëzojnë me sakrificën e tyre për të mbrojtur të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e një populli.

Të nderuar bashkëkombës,

Kujtojmë sot liderin simbol të forcës së durimit dhe elokuencës, shqiptarin që me zgjuarsinë, qartësinë e qetësinë e pashembullt çoi përpara kauzën e drejtë të pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe ruajti paqen në kohë shpërbërjeje marramendëse të shteteve e regjimeve. Kujtojmë Presidentin Rugova, simbol i paqes në Ballkan e në Europë!

Më lejoni të përfitoj nga ky moment për të shprehur krenarinë për arritjet e kombit shqiptar duke ditur se ne përfaqësohemi me dy shtete, me dy presidentë, me tre kryeministra, e tre kryetarë kuvendi; me shumë ministra e me parti politike që kontribuojnë në demokracinë dhe mirëqenien e rajonit. Kjo është e jashtëzakonshme! Është fillimi i forcimit të shtetit të së drejtës e demokracisë në rajon.

Në kuadër të bashkërendimit të forcave tona në të mirë të kombit shqiptar, dua të përshëndes mbledhjet e përbashkëta të qeverive dhe nismat e ndërmarra në shërbim të lehtësimit të lidhjeve tona në të gjitha nivelet.

Dua t’i falënderoj, t’i përgëzoj, e padyshim t’i inkurajoj këto nisma, të cilat tek Presidenti Republikës së Shqipërisë do të gjejnë mbështetje e bashkëpunim.

Shqipëria është mbështetëse aktive e integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës, pikësëpari e finalizimit të heqjes së vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kam pritur me entuziazëm lajmin e aplikimit të Republikës së Kosovës për procesin e anëtarësimit në BE. Përfitoj nga kjo mundësi për t’ju uruar sukses e hapa sa më të shpejtë në këtë rrugëtim.

Shqipëria është pranë jush edhe për pranimin e Republikës së Kosovës në NATO, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, si dhe në të gjithë organizatat e tjera ndërkombëtare.

Shqipëria e ka mbështetur dhe e mbështet dialogun Kosovë – Serbi. Republika e Kosovës është  shtet i lirë e i pavarur sido të mendojë apo veprojë zyrtarisht Serbia. Qeveria Serbe nuk është distancuar nga agresori e as agresioni dhe as ka ndalur aktivitetin e saj kundër njohjes së Republikës së Kosovës. Qeveria e Republikës së Serbisë duhet të bashkëpunojë me qeverinë e Republikës së Kosovës për stabilitet dhe ruajtjen e paqes në rajon.

Angazhimi i Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i të dërguarve të posaçëm për Ballkanin Perëndimor është shprehje e qartë e rëndësisë që ka Republika e Kosovës për stabilitetin dhe të ardhmen europiane të të gjithë rajonit.

E kam të rëndësishme ta përshendes këtë angazhim dhe vijimin e një dialogu të mirëndërtuar, me njohje të ndërsjelltë.

Shumëllojshmëria etnike, kulturore, fetare duhet të kthehen në vlera ballkanike, me të cilat Ballkani mund të kontribuojë në Europë dhe jo vetëm. Ne ballkanasit, nuk jemi larg njëri-tjetrit as gjeografikisht, as për vlerat që mbartim. Ne jemi shembulli i qartë se niveli i zhvillimit apo distancat fizike nuk janë as kriter e as pengesë për t’ju gjendur pranë njerëzve e popujve. Ndaj në vend të ndasive, brezave të ri ne mund t’i lëmë trashëgimi bashkëjetesën në harmoni.

E nderuar Presidente e Republikës së Kosovës,

I Nderuar Kryetar i Kuvendit,

I nderuar Kryeministër,

Të Nderuar Deputetë,

Të dashur Qytetarë të Republikës së Kosovës

Jam shpresëplotë tek shoh arritjet e bashkëkombësve tanë në Ballkan e më përtej. Kam besim se si përfaqësues të tyre ne do të dimë t’i bëhemi mbështetës bashkëkombësve tanë duke kontribuar në rritjen e mirëqenies e duke bashkëpunuar për promovimin e ruajtjen e vlerave të secilit prej shteteve tona, kulturës e natyrës sonë, kombit tonë.

Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME