Standardi i procesit zgjedhor duhet dhe do të jetë i padiskutueshëm që gjithçka të vijojë sipas ligjit dhe parametrave bashkëkohorë.
Inspektuam gjatë paradites tre KZAZ në Vlorë, në shkollën ‘Ismail Qemali’, ‘Ali Demi’ dhe Pallatin e Sporteve. Anëtarët ishin në proces përgatitjesh të materialeve që do t’iu shpërndahen nesër komisionerëve.
Është në vëmendjen tonë çdo nevojë që mund të kenë qendrat e votimit, për të pasur një proces optimal zgjedhjesh.