Categories Lajme

Behuni gati, java nis me temperatura përvëluese, si do të jetë moti sot

Shqipëria, Valët e të nxehtit që po përfshijnë vendin tonë po sjellin temperatura shumë të larta. Sipas Meteoalb moti do të jetë nën dominimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa në zonat malore do të ketë vranësira të pakta.

Por pasditja sjell zhvillim të vranësirave në Juglindje të Shqipërisë duke gjeneruar shira të izoluar.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur
vlerat ditore nga 18°C deri në 39°C.

Era do fryjë e mesatarisht në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Kosova, Vijojnë kthjellimet të jenë mbizotëruese në të gjithë Kosovën në orët e para të ditës.

Ndërsa në vijim parashikohet që vranësirat të shtohen lehtësisht në vend, por nuk do të sjellin reshje.

Intervalet e shpeshta me kthjellime do të jenë prezente dhe gjatë pasdites në Jugperëndim të Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Vlerat e larta barike do të sjellin dominim të motit të qëndrueshëm në të gjithë MV, ku orët e shumta me diell do të jenë prezente në pothuajse gjithë territorin.

Por gjatë pasdites priten intervale të shkurtra kohore të cilat do të sjellin kalime të pakat vranësirash.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti ynë në pjesën më të madhe të tij është përfshirë nga masat ajrore të  qëndrueshme dhe të nxehta, të cilat do të sjellin dominim të kthjellimeve, por herë pas here do të ketë dhe kalime vranësirash më të dukshme në vendet Nordike.

Po ashtu Europa do të përjetoj temperatura shumë të larta. Ndërsa Lindja e kontinentit paraqitet me vranësira të shumta dhe reshje shiu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME