Categories Lajme

Berat, Mbërrin pa shenja jete një fëmijë

Berat, Një fëmijë 18 muajsh ka mbërritur pa shenja jete në spital. Autoritetet shëndetësore sqarojnë se fëmija kur erdhi në spital ishte pa shenja vitale dhe pa asnjë informacion për shkakun e v dekjes dhe të gjendjes se tij shëndetësore. Mjekët kanë njoftuar menjëherë policinë. Gjithashtu mjeku i familjes dhe infermieri konfirmojnë se fëmija , edhe ne Qendrën Shëndetësore të Dimalit ka shkuar pa shenja jete, i shoqëruar nga nëna dhe infermieri i Qendrës Shëndetësore Pashalli.

Edhe pse pa shenja vitale, ai u transportua nga Qendra Shëndetësore Dimal për në Spitalin rajonal Berat. Gjate transportit me autoambulance është asistuar nga ekipi mjekësor. Në shërbimin e pediatrisë u konfirmua gjithashtu që fëmija është pa shenja jetë. Ndërkaq, bëhet me dije se familjarët nuk kanë pranuar që të bënin autopsi dhe sapo e tërhoqën trupin e fëmijës nga spitali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME