Categories Lajme

Bino apel qytetarëve, “Kush ka pasur kontakt me të infektuar për 2 javë të mos vaksinohet”

Silva Bino gjatë një dalje për mediat u bën apel qytetarëve që të mos fshehin asnjë problem shëndetësor, në momentin kur pyeten nga mjekët në qendrat e vaksinimit.

Bino thekson se nëse qytetarët kanë pasur kontakt me një person me koronavirus mos e kryeni vaksinën anti-covid pa kaluar 14 ditë. “Duhet të kalojnë dy javë nga personi që ka pasur kontakt, atëherë pastaj të vaksinohet. Këto janë pyetje shumë të rëndësishme që nuk i tregojnë këtë gjë, janë asimtomatikë dhe normalisht nuk duhet të vaksinohen derisa të përfundojë periudha dyjavore e inkubacionit.

Kur janë brenda familjes dhe janë disa persona mes tyre duhet të kalojë dy herë periudha e inkubacionit”, theksoi Bino Lidhur me vaksinat të cilat po aplikohen në vend, për të parandaluar përhapjen e virusit Covid, Bino thekson se të gjitha vaksinat i mbrojnë njerëzit ndaj sëmundeve dhe nga vdekja.

Të gjitha vaksinat kanë indikacion për të vaksinuar persona mbi 65 vjeç edhe me sëmundje bashkëshoqëruese. Mjafton që kjo të mos jetë në fazën e riakutizimit. Prandaj merret një lloj anamneze, nuk ka asnjë indikacion të veçantë për një vaksinë apo tjetër që duhet të marrin qytetarët, apo që duhet të zgjedhin që një vaksinë është më e mirë se tjetra. Të gjitha vaksinat të mbrojnë ndaj sëmundjeve të rënda 100 për qind edhe ndaj vdekjeve”, u shpreh ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME