Categories Lajme

Berat, mjetet përplasen fuqishëm me njëra-tjetrën, plagoset njëri prej shoferëve, bllokohet qarkullimi

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në dalje të qytetit të Beratit, në Kombinat. Dy mjete, njëri tip Hunday dhe tjetri tip ‘Ford Fokus’ janë përplasur me njëra-tjetrën, duke rrëshqitur disa metra në asfalt.

Mësohet se shkak për këtë aksident është bërë një parakalim i gabuar i mjetit tip Ford Fokus, që jo vetë duke parakaluar gabim por edhe me shpejtësi të madhe, ka goditur nga prapa mjetin tip Hunday, duke e nxjerrë jashtë rruge. Si pasojë e aksidentit, është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit tip ‘Ford Fokus’, ndërkohë që dëmet materiale llogariten të shumta, pasi njëri prej mjeteve është shkatërruar plotësisht në pjesën ballore.

Si pasojë e aksidentit, është bllokuar për disa minuta qarkullimi në dalje të qytetit, deri në mbërritjen e policisë, që pasi bëri matjet paraprake, lëvizi mjetet për zhbllokimin e rrugës. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë rrugore, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME