Berat, Kundërshtuan me d hunë punonjësit e Policisë, ar restohen në flagrancë 2 shtetas. Nga specialistët e Seksionit për K rimet u bë ar restimi në flagrancë i shtetasve: A. F., 21 vjeç dhe E. A., 27 vjeç, të dy banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat.
Këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar në rrugë mbrëmjen e djeshme, gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe në momentin që janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, i kanë kundërshtuar ata me d hunë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën p enale “Kundërshtimi i punonjësit të p olicisë së rendit publik”.