Categories Lajme

Berisha kujton 8 Dhjetorin: Përjetova mrekullinë më të madhe të jetës

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në nder të 8 Dhjetorit të 1990, Ditës së Rinisë, kujtoi momente të atyre ditëve. Berisha tha se ato ishin ditët kur ai përjetoi mrekullinë më të madhe të jetës së tij.

“Ditë si kjo janë ditë kujtimesh mbresash në të vërtetë për mua këto janë ditët e shtrëngatave emocionale të fuqishme, për ato përjetime të 28 viteve më parë. Janë ditët e gjenezës në 28 vite kemi pasur ditë të mëdha, të bekuara edhe të vështira, por ditët e Dhjetorit ‘90 janë ditët e gjenezës në këto tre dekada të kombit shqiptar. Për mua janë ditët ku unë përjetova mrekullinë më të madhe të jetës sime sepse, ato ditë unë do të kisha përballë, një grup studentësh 500 por edhe 1000 që në rrugën afër rrugës së Elbasanit ishin pozicionuar përball autoblindave tankeve, të gjitha llojeve të armëve. Ishin të vetmuar, 15-16 qytetarë ishin afër tyre, por ishin të pamposhtur ishin heronj.

Por Berisha tha se protesta e studentëve prej 4 ditësh, po tregon se po ndodh një Dhjetor i dytë. Ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të plotësojë kërkesat e studenteve pasi ata po largohen nga vendi.

“Të dashur studentë dhe studente prej katër ditësh kemi një Dhjetor të dytë. Si asnjëherë tjetër universitete e vendit kanë nisur një betejë të vendosur kundër një regjimi që quhet kakistokraci, nga greqishtja më i keqi i të kqinjve dhe ky regjim është i Edi Ramës. Ky regjim ka përqëndruar në dorë të gjitha pushtetet. Ky regjim ka varfëruar e largon shqiptarët nga Shqipëria njëlloj si ‘91 sepse ka vrarë shpresën, në çdo sheshë, rrugë, vatër qelizë të shoqërisë shqiptare. Studentët po ngjallin shpresat e shqiptarëve dhe unë duke u shprehur atyre të gjithë mbështetjen, duke u bërë thirrje shqiptarëve t’i mbështesin me gjithë fuqinë e tyre, iu bëj trhirrje të mos dëgjoni ato manipulatoreë që ju kërkojnë t’ju shkëpusin nga shoqëria, Ata manipulatorë që duan tiu paraqesin ju se po protestoni për një gjobë apo për një tjetë. Po ju rikujtoj vetëm një fjalë. Në takim me Ramiz Alinë, ky burrë këtu do thoshte nuk jam këtu për një çaj më shumë dhe sonte jeni në protestë, protestoni, për prindërit tuaj, nënat tuaja, vëllezërit tuaj, motrat tuaja, interesta e tyre, interesat e shoqërisë shqiptare, ju protestoni për ato motive që protestuan ato studentë në vitin’ 90: Drejëtësi sociale drejtësi sociale, drejtësi sociale”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME