Categories Lajme

Solidaritet me gratë e dhunuara, ministria e Drejtësisë ngjyroset portokalli

Ministria e Drejtësisë është ngjyrosur me portokalli mbrëmjen e kaluar, duke iu bashkuar kështu fushatës kundër dhunës ndaj grave.

Ministria e Drejtësisë u ndriçua me portokalli, jo për festat e fundvitit, por për një kauzë madhore, siç është fushata kombëtare e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje me temë “Bëje botën portokalli: Më dëgjo dhe mua”.

Fushata sensibilizuese, e cila është shoqëruar me një sërë aktivitetesh gjatë muajit dhjetor ka pasur në fokus të saj thirrjen për t’i dëgjuar dhe besuar gratë dhe vajzat e dhunuara, për t’i dhënë fund kulturës së të heshturit dhe për t’i vënë ato në qendër të reagimit. Sipas të dhënave më të fundit, nga rastet e raportuara në Shqipëri, 74% e të dëmtuarve nga dhuna në familje janë gra.

Ministrja Gjonaj edhe më herët është angazhuar në aktivitetet e kësaj fushate, ndërsa pak ditë më parë në një konferencë kombëtare kundër dhunës ndaj grave bëri të ditur edhe qëndrimin e saj të vendosur, për të mos lejuar që asnjë i dënuar për dhunë në familje apo krime seksuale të përfitojë nga amnistia e fundvitit që pritet të miratohet së shpejti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME