Categories Lajme

Bizneset e vogla e të mesme gjallërojnë kreditimin bankar

Kredia për biznese është rritur në tremujorin e dytë 2019, duke konfirmuar tendencën e shfaqur në fund të vitit 2018. Në ndryshim nga tremujori i parë, ky përmirësim ka ardhur nga kreditimi i ndërmarrjeve të vogla e të mesme, njoftoi dje Banka e Shqipërisë. Ndërkohë, edhe kredia për individë ka ruajtur norma të ngjashme rritjeje me një tremujor më pare.

Biznesi

Kredia për biznese prej vitesh ka dominuar portofolin e kredisë bankare, duke pasqyruar strukturën e financimit të ekonomisë shqiptare me bazë sektorin bankar. Në fillimet e dekadës, kredia për biznese përfaqësonte rreth 61% të kredisë për sektorin privat, raport i cili është rritur në 66% aktualisht. Në raport me prodhimin e brendshëm bruto, ky portofol kulmoi në vitin 2012 në 27.2%, por në vitet më pas ka qenë përgjithësisht në një tendencë rënëse, e ndikuar nga ritmet e rritjes më të ulëta të aktivitetit kreditues për këtë segment krahasuar me rritjen ekonomike.

Në tremujorin e dytë të vitit 2019, kredia për biznese u rrit me 7.3 miliardë lekë, duke u reflektuar në përmirësimin e ritmeve të rritjes së këtij portofoli në 7.2% (6.2% në mars ’19).

Përmirësimi i ritmeve të rritjes së portofolit të kredisë për bizneset është mbështetur më së shumti nga kredia për biznesin e vogël dhe të mesëm (NVM), e cila u rrit me rreth 4.5 miliardë lekë gjatë tremujorit të dytë. Në terma vjetorë, ritmet e rritjes së kredisë për NVM-të janë përshpejtuar në mesatarisht 9%, ose 4 pikë përqindje më shumë se në tremujorin e parë. Brenda kësaj kategorie, zhvillimet pozitive janë vërejtur veçanërisht në kredinë për bizneset e vogla. Ritmet e rritjes së kredisë për korporatat janë ngadalësuar në 5.3%, krahasuar me 6.2% në tremujorin e pare.

Në këndvështrimin afatgjatë, sektori bankar ka financuar kryesisht bizneset që veprojnë në sektorin e tregtisë, hoteleve dhe restoranteve. Në qershor të vitit 2019, kredia për këtë sektor përbënte rreth 45% të totalit të kredisë për biznese, duke shfaqur qëndrueshmëri ndër vite. Nga ana tjetër, bujqësia mbetet sektori më pak i kredituar nga sektori bankar. Kredia për këtë sektor zë një peshë të vogël ndaj totalit të financimit të bizneseve, prej 1.4%.

Normat e interesit për bizneset kanë rënë në tremujorin e dytë 2019, ndërsa kushtet e tjera të kreditimit shfaqen lehtësisht shtrënguese. Norma mesatare e interesit për kredinë në lekë dhënë bizneseve private në tremujorin e dytë u ul në 6.4%, nga 6.8% që shënonte mesatarisht një tremujor më parë dhe në vitin e kaluar.

Individët

Kredia për individë ndaj PBB-së vlerësohet në rreth 12.2%, në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit. Ky raport është luhatur në të njëjtat nivele në tre vitet e fundit. Në terma më afatshkurtër, kredia për individë ka shënuar norma të ngjashme rritjeje me tremujorin e parë, duke ndjekur përgjithësisht një trajektore ngadalësuese që prej një viti. Në tremujorin e dytë të vitit, kredia për individë shënoi rritje vjetore me rreth 6.4%, krahasuar me normën prej 6.7% në tremujorin e kaluar. Ndryshimet tremujore të tepricës së kredisë tregojnë për kontribut më të lartë të kredisë konsumatore në këtë tremujor, e cila është shfaqur e plogësht në tre tremujorët paraardhës.

Analiza sipas shpërndarjes gjeografike tregon për përqendrim të kredisë për individë në Qarkun e Tiranës, rreth 60% e saj. Në terma të portofolëve, kjo sjellje është më e dukshme në segmentin e kredisë hipotekare (rreth 67.4%), e cila reflekton dhe përqendrimin më të madh të kërkesës për blerje banesash në këtë qark, por edhe zhvillimin më të shpejtë urban dhe demografik të kësaj zone. Nga ana tjetër, shpërndarja gjeografike e kredisë konsumatore rezulton më e njëtrajtshme, ku vetëm 46.3% e kredisë për këtë segment është e përqendruar në Rrethin e Tiranës. Normat e interesit e kredisë për individë kanë mbetur të pandryshuar në tremujorin e dytë 2019. Kushtet e tjera të kreditimit vijojnë të mbeten në kahun lehtësues. Normat e interesit për kreditë në lekë për individë, në tremujorin e dytë, nuk kanë ndryshuar nga tremujori i kaluar. Interesi mesatar për kreditë për individë në këtë tremujor rezultoi 6.6%, i njëjtë me tremujorin paraardhës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME