Categories Lajme

Bllokimi i rrugës Vlorë-Orikum, Prefekti Flamur Mamaj: Ka rrëshqitur një masiv i madh dheu

Aksi Vlorë-Orikum është bllokuar pasditen e sotme, pasi një masiv i madh dheu ka rrëshqitur, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve.

Prefekti Flamur Mamaj në një prononcim për mediat tha se shkak janë bërë shirat e rrëmbyeshëm. Ai tha se është një masiv i madh dheu që ka rrëshqitur edhe ende nuk e dinë nga ka ardhur. “Siç e shikoni është për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që ranë pasditen e sotme.

Ka bërë që të ketë një rrëshqitje të jashtëzakonshme të një masivi të madh dheu, që ka bllokuar rrugën pranë Jonufrës. Jemi angazhuar për të bërë zhbllokimin. Siç duket sipërfaqja e dherave është e rrëshqitur është rreth 1 mijë metra kub dhe’ dhe nuk jemi të bindur nga ka ardhur gjithë ky masiv”, deklaroi Mamaj.

I pyetur se rrëshqitja mund të jetë nga By Pass, ai thotë: “Nuk mund të flas në kushtet e errësirës dhe pa parë situatën konkrete. Shpresojmë që me angazhimin katër mjeteve të bëjmë të mundur për disa orë zhbllokimin e kësaj rruge.”

Rrëshitje dherash në Vlorë, reagon policia: Qytetarët të shmangin aksin Vlorë-Orikum

Policia Rrugore e Vlorës Nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu në shumë zona të vendit, Policia Rrugore ka shtuar prezencën e shërbimeve në të gjitha akset rrugore dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë, pasi ka prezencë të ujit në disa rrugë. Për shkak të rreshjeve të shiut në askin rrugor Vlorë-Orikum, në Jonufër, ka patur rrëshqitje të dheut, gjë që ka sjellë bllokim të lëvizjes së mjeteve.

Policia Rrugore e Vlorës, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në këtë aks rrugor, ndërkohë që kontraktorët po punojnë për zhbllokimim e rrugës dhe kthimin në normalitet të lëvizjes së mjeteve.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që për cdo emregjencë që mund të kenë gjatë udhëtimit të telefonojnë menjëherë në numrin 112 ose të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital dhe shërbimi i Policisë do jetë në kohë reale në ndihmë të tyre

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME