Categories Lajme

VIDEO\ 13 orë në det, merr fund makthi për pasagjerët, ankorohet trageti në portin e Vlorës

Pas 13 orësh në det të hapur, merr fund makthi për 118 pasagjerët të cilat po udhëtonin drejt Vlorës. Trageti i linjës Brindizi-Vlorë është ankoruar në portin e Vlorës pas shumë përpjekjesh nga kapiteneria. Pasagjerët janë nisur nga Brindisi që prej orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, por mbetën për orë të tëra të bllokuar në det të hapur për shkak të dallgëve të mëdha në det, të krijuara nga moti i keq. Trageti ka mbërritur në Vlorë rreth ores 6:00 të mëngjesit të sotëmë, i cili nuk ka mundur dot që të ankorohet për shkak të motit të përkeqësuar.

Ka marrë fund vuajtja dhe ankthi për qindra udhëtarë që mbetën në det të hapur prej më shumë se 19 orësh, përshkak të motit të keq. Ata ishin nisur nga Brindisi, por përshkak të kushteve të këqija të motit udhëtimi i tyre zgjati më shumë se c’duhej, duke shkaktuar frikë dhe lodhje të madhe për ta.

Një tjetër problem ishte dhe ushqimi apo uji i pijshëm. Udhëtarët thonë se nuk i është ofruar asgjë falas nga kompania, ndonëse nuk ishte faji i udhëtarëve që u vonua trageti, por i kanë blerë vetë ushqimet deri në 15 euro një pjatë makarona apo 2 euro një shishe ujë. Një nga banorët tregon dhe sesi kanë përjetuar frikë tepër të madhe deri aty sa kanë menduar se mbase nuk ia dailnin dot nga ky udhëtim.

Flasin udhëtarët: Pa ngrënë. Fare nuk na kanë lajmëruar.

-Për ne që ishim të rinj jo, por për ata që ishin të vegjel dhe të moshaur ishte e lodhshme. Nuk na ka lajmëruar askush. Kemi blerë atje ushqimin, 15 euro një pjatë makarona. Ccdo gjë i kemi blerë vetë. Dallgëzim shumë. Kishte njerëz pa dhoma.

-Jemi nisur që pardje. Ishte shumë e lodhshme, e mundimshme. Mbi të gjitha e turpshme. Absiolutisht asnjë njoftim. Hicc asgjë për të ngrënë nuk na dhanë. Vetë kemi blerë. Nuk merr askush në konsideratë. Cca do na bënim vetëm të na vrisnin. Asnjë shpjegim, vetëm kushtet klimatike thonin. Pritej vetëm vdekja sigurisht. Fëmijë të vegjel kishte që qanin.

-E lodhshme ishte. U shqetësuam, ccfarë të bënim. Na njoftuan që ështëe një defekt dhe ka dallgë. Normale nuk është po ccfarë të bëjmë. Nuk kishim dhomë, kemi ndenjur në stol. Kemi fjetur aty.

-Kemi nejt 12 orë. Shumë e vështirë. Po kena pafguar vetë për ushqimet. Ndihmën që mos me u shqetësu kaq na kanë dhënë. Kemi komunikuar me familjarët.

-20 orë në det, jemi lodhur dhe rraskapitur. Askush nuk e vriste mendjen . Asnjë njoftim. S’është normale. Të lësh njerëzit aty pa ushqim. Kemi paguar nga xhepi. Një shishe ujë 2 euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME