Categories Lajme

Bllokohet rruga e Valbonës, banorët në protestë pasi 12 vjeçari u shtyp nga makina

Para nja jave në Tropojë ndodhi një ngjarje e rëndë, ku një 12-vjeçar u përplas për vdekje nga një makinë në dalje të qytetit Bajram Curri.

Identiteti i vogëlushit të ndjerë është Fabjan Prozllomi nga fshati Margegaj, i cili sapo kishte mbaruar mësimin në shkollën “Mushak Kadria” dhe po kthehej në shtëpi, por fatkeqësisht nuk u kthye gjallë.

Ky ishte një aksident tragjik që tronditi jo pak qytetarët e Tropojës e po ashtu të gjithë bashkëmoshatarët me të cilët Fabjani shoqërohej në shkollë.

Mirëpo banorët shprehen se në këtë rrugë nuk ka asnjë shenjë sinjalistike edhe pse kalojnë njerëz në të, nuk ka as shenja që ndalojnë shpejtësinë dhe as viza të bardha.

Për këtë arsye banorët e komunës Margegaj kanë bllokuar aksin Bajram Curri-Valbonë në shenjë protestë kundër pa përgjegjshmërisë së pushtetit për sigurimin e jetës së qytetarëve.

Një qytetar ka shkruar JOQ Albania:

“Përshëndetje JOQ! Jemi në protestë pasi këtu vdiq një 12-vjeçar dhe kjo rrugë nuk ka asnjë sinjalistikë dhe është vdekjeprurëse! Rruga do të qëndrojë e bllokuar deri në plotësimin e kushtit tonë që është marrja e masave për kufizimin e shpejtësisë, vendosja e sinjalistikës këtu pranë shkollës Margegaj.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga pushteti lokal, mbërritën Forcat e Rendit dhe banorët filluan vetë të prishin asfaltin në shenjë revolte. Nëse këta nuk vendosin sinjalistikë ne prishim asfaltin dhe kështu nuk ecin më dot aq shpejt sa për të vrarë fëmijët!”./JOQ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME