Categories Covid-19, Lajme

Brenda 15 qershorit pasaporta e vaksinimit

Formati i ri dixhital për të shpëtuar sezonin turistikKreu i task forcës në Komisionin Evropian, Thierry Breton, zbuloi për herë të parë në ekran pamjen se si do të jetë pasaporta e parë shëndetësore unike evropiane. Certifikata e re shëndetësore duhet të jetë e disponueshme brenda 15 Qershorit në të dy formatet, atë dixhitale dhe në versionin e shtypur në fletë letre, tha Breton për televizionin francez.

“Ne jemi të sigurt se çdo shtetas evropian që dëshiron të vaksinohet do të ketë qasje në këtë certifikatë shëndetësore që tregon gjendjen e tij. Vënia në funksionim e këtij dokumenti të ri të udhëtimit është planifikuar për në mujin qershor dhe do të lejojë rifillimin e udhëtimeve turistike në të gjithë Evropën”, tha ai.

Në versionin dixhital do të jetë i përfshirë një kod. Krahas tij shkruhet dhe shteti ku jeni vaksinuar dhe detajet kur kjo ka ndodhur. Versioni në letër do të përmbajë detajet personale si emrin dhe datën e lindjes, numrin e pasaportës që është vërtetuar me një kod zbarre, duke detajuar nëse jeni vaksinuar dhe nëse keni qenë bartës i sëmundjes se koronavirusit.

Certifikata, qoftë dixhitale ose në letër, do të lejojë këdo që vaksinohet kundër Covid, ose është rikuperuar nga virusi, të udhëtojë në të gjitha 27 vendet anëtare. Bukseli po punon me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për të siguruar njohjen e kësaj certifikate përtej Evropës.

Një pasaportë e gjelbër vaksinimi po funksionon aktualisht në Izrael për të hyrë në hotele, palestra ose teatro për këdo që është vaksinuar ose është rikuperuar plotësisht nga Covid-19. Izraeli ka arritur që qytetarët me këto pasaporta vaksinimi të udhëtojnë praprakisht në Greqi dhe Qipro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME