Categories Covid-19, Lajme

Brenda 15 qershorit pasaporta e vaksinimit

Formati i ri dixhital për të shpëtuar sezonin turistik, Kreu i task forcës në Komisionin Evropian, Thierry Breton, zbuloi për herë të parë në ekran pamjen se si do të jetë pasaporta e parë shëndetësore unike evropiane. Certifikata e re shëndetësore duhet të jetë e disponueshme brenda 15 Qershorit në të dy formatet, atë dixhitale dhe në versionin e shtypur në fletë letre, tha Breton për televizionin francez.

“Ne jemi të sigurt se çdo shtetas evropian që dëshiron të vaksinohet do të ketë qasje në këtë certifikatë shëndetësore që tregon gjendjen e tij. Vënia në funksionim e këtij dokumenti të ri të udhëtimit është planifikuar për në mujin qershor dhe do të lejojë rifillimin e udhëtimeve turistike në të gjithë Evropën”, tha ai.

Në versionin dixhital do të jetë i përfshirë një kod. Krahas tij shkruhet dhe shteti ku jeni vaksinuar dhe detajet kur kjo ka ndodhur. Versioni në letër do të përmbajë detajet personale si emrin dhe datën e lindjes, numrin e pasaportës që është vërtetuar me një kod zbarre, duke detajuar nëse jeni vaksinuar dhe nëse keni qenë bartës i sëmundjes se koronavirusit.

Certifikata, qoftë dixhitale ose në letër, do të lejojë këdo që vaksinohet kundër Covid, ose është rikuperuar nga virusi, të udhëtojë në të gjitha 27 vendet anëtare. Bukseli po punon me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për të siguruar njohjen e kësaj certifikate përtej Evropës.

Një pasaportë e gjelbër vaksinimi po funksionon aktualisht në Izrael për të hyrë në hotele, palestra ose teatro për këdo që është vaksinuar ose është rikuperuar plotësisht nga Covid-19. Izraeli ka arritur që qytetarët me këto pasaporta vaksinimi të udhëtojnë praprakisht në Greqi dhe Qipro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME