Categories Lajme

Britani \ Makina përplaset me portën e rezidencës së Kryeministrit Rishi Sunak

Alarm në Britani. Një burrë është arrestuar pasi u përplas me portat jashtë Downing Street, rezidenca zyrtare e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar. Fatmirësisht nuk kishte asnjë person të lënduar nga kjo përplasje.

Pamjet nga kjo ngjarje kanë bërë xhiron e rrjetit, teksa Policia konfirmon se kanë vënë në pranga autorin. Policia britanike tha se ai ishte arrestuar nga oficerë të armatosur nën dyshimin për dëmtim kriminal dhe drejtim të rrezikshëm.

Oficerët nisën menjëherë punën, duke bërë kontrolle në bagazhin e automjetit të autorit.

Pas incidentit, këmbësorët janë larguar nga rruga kryesore përreth Doëning Street, raporton “Sky News”.

“Rreth orës 4:20 një makinë u përplas me portat e Downing Street në Whitehall”, tha Policia Metropolitane në një deklaratë.

“Oficerët e armatosur arrestuan një person në vendngjarje, nën dyshimin për veprime kriminale dhe drejtim të rrezikshëm të mjetit’.

Dëshmitari Simon Parry, 44 vjeç, tha: “Dëgjova një zhurmë dhe ngrita sytë dhe pashë një mori policësh që i bërtisnin burrit.

“Shumë automjete policie erdhën shumë shpejt dhe ishin shumë të shpejtë për të evakuuar zonën”.

Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion për këtë ngjarje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME