Categories Lajme

Britania kthen kontingjentin e dytë, mbushet avioni plot me shqiptar

Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe ka bërë të ditur se ka kthyer sot në Shqipëri 26 shqiptarë të dënuar për krime të ndryshme duke nisur që nga rrëmbimi, trafiku i drogës dhe goditjes së një oficeri britanik.

Të gjithë të dënuarit me plot 88 vjet burg gjithsej janë rikthyer sot në vendin tonë përmes fluturimit charter me avion. Tre prej këtyre personave kishin hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, të tjerët janë dënuar me 20 vite burg për trafik droge ndërsa një tjetër ishte dënuar me më shumë se 4 vite burg për rrëmbim dhe sulm ndaj personit.

Një tjetër shqiptar rezultonte i dënuar me pesë vjet burg për armëmbajtje pa leje, ndërsa një tjetër që bën pjesë në listën e të dëbuarve kishte hyrë në Britani muajin e fundit me anë të gomones për një jetë më të mirë. Gjithashtu, një tjetër u kap për trafik droge gjatë një kontrolli rutinë. Sipas policisë, ai kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar nga Gjermania duke përdorur një pasaportë false, por nuk mbante mend se kur kishte hyrë në vend. Ai pranoi të rikthehej vullnetarisht në Shqipëri.  “Këta kriminelë janë përgjegjës për veprat e trafikimit të drogës dhe armëve, ata po shkatërrojnë familjet dhe komunitetin tonë.  Ata kanë shkelur ligjet dhe vlerat tona, ata kanë krijuar plagë në shoqërinë tonë me krimet e tyre. Ne po vazhdojmë të largojmë kriminelët e huaj dhe ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë këtu’” është shprehur ministrja e Brendshme angleze, Priti Patel.

Para disa ditësh, Britania e Madhe ktheu mbrapsht për në Shqipëri 23 persona të tjerë, që janë marrë kryesisht me trafikimin e drogës të klasit A dhe B në këtë vend të dënuar me 55 vjet burg.

Që nga marsi i vitit 2021, më shumë se 10 mijë persona të huaj janë dëbuar përmes fluturimeve nga Britania e Madhe në 13 vende të ndryshme të botës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME