Categories Lajme

EMRI/ U gjet i mbytur në plazh, identifikohet pas 8 ditësh viktima

Është identifikuar pas 8 ditësh viktima që u gjet i mbytur në plazhin e fshatit Ndërnënas, Fier. Sipas policisë, viktima është Artur Buzhiqi, 40 vjeç, banues në Durrës.

Ky person ishte shpallur në kërkim në datë 10.07.2022 nga Komisariati i Policisë Durrës për largim nga banesa.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në datë 13.07.2022, ku në plazhin e fshatit Ndërnënas, Fier, në breg të detit, është gjetur i pajetë, një shtetas rreth 40 vjeç, është bërë i mundur identifikimi i tij, shtetasi A. B., 40 vjeç, banues në Durrës, i cili është shpallur në kërkim në datë 10.07.2022 nga Komisariati i Policisë Durrës për largim nga banesa”, njofton policia.

Buzhiqi është babai i tre fëmijëve dhe hera e fundit që u pa nga familjarët ishte pranë zonë së quajtur “Ura e Dajlanit” në qytetin bregdetar.

Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua edhe nga e motra Rajmonda Buzhiqi, e cila e tronditur ngriti dyshimet se i vëllai mund të jetë vrarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME