Categories Lajme

BSH, Efekti direkt i pandemisë u ndie më shumë në hoteleri dhe në industrinë përpunuese

BSH e vlerëson rreth 6.3% efektin e drejtpërdrejtë negativ të pandemisë në ekonominë shqiptare për 9 muajt e parë të vitit 2020. Vlerësimi është kryer duke marrë parasysh ndikimin e masave kufizuese të ndërmarra në secilin komponent të kërkesës agregate dhe, më tej, nëpërmjet aplikimit të tabelave input-output, është filtruar ndikimi i tyre në Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Nga kjo analizë, ka rezultuar që sektorët që pësuan goditjen më të fortë nga pandemia ishin Akomodimi, Shërbimet dhe Industria Përpunuese. Sipas Bankës së Shqipërisë, rreth 75% e ndikimit të vlerësuar negativ të pandemisë së Covid-19 u përqendrua në këta tre sektorë.

Pjesa tjetër e ndikimit negativ u shpërnda mes ndërtimit, industrisë nxjerrëse dhe tregtisë, çka tregon se në këta sektorë ndikimi ishte më i kufizuar. Sektori ku ndikimi i pandemisë u vlerësua më i ulët ishte bujqësia, duke qenë se aktiviteti i fermerëve nuk u ndikua shumë nga masat shtrënguese.

E zbërthyer sipas komponentëve të kërkesës agregate, rezulton se goditjen më të fortë e kanë pësuar eksportet, të cilat kanë rënë me 40.6%. Për eksportin e mallrave dhe të shërbimeve, vlerësimet janë bazuar në treguesit faktikë të tregtisë së mallrave dhe të shërbimeve.

Ndërkohë, komponentët e kërkesës së brendshme, konsumi privat dhe investimet kanë rënë përkatësisht me 4.5% dhe 5.8% në terma vjetorë.

Për konsumin privat, vlerësimi është mbështetur në nën-komponentët sektorialë të kërkesës konsumatore, të cilët u ndikuan nga mbyllja dhe nga kufizimet në aktivitetet e bareve dhe restoranteve, e transportit publik dhe privat, e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve etj. Për investimet, vlerësimi është bazuar në ecurinë e sektorit ndërtues dhe të importit të mallrave kapitale.

Paralelisht, Banka e Shqipërisë ka kryer edhe një vlerësim për efektin e goditjes në punësim, që vlerësohet në rreth -3% në terma mesatarë vjetorë. Kjo g oditje vlerësohet të ketë prekur kryesisht punësimin e aktiviteteve “Akomodim”, “Industri përpunuese” dhe “Shërbime të tjera”.

Sipas madhësisë së ndërmarrjeve, rënia e punësimit vlerësohet e shpërndarë përkatësisht, 39.6% në ndërmarrjet me mbi 50 të punësuar, 39.5% në ndërmarrjet me 1-9 të punësuar dhe 21% në ndërmarrjet e vogla.

Shpejtësia dhe ashpërsia e impaktit të masave shtrënguese të ndërmarra ndikoi negativisht edhe besimin e konsumatorëve dhe bizneseve, duke rritur pasigurinë e tyre për të ardhmen.

Treguesi i ndjesisë ekonomike preku nivelin më të ulët historik në tremujorin e dytë të vitit. Mbyllja e detyruar e aktivitetit, rënia e kërkesës së brendshme dhe të huaj, problemet në zinxhirët e furnizimit dhe në qarkullimin e punonjësve ishin arsyet e raportuara nga bizneset si përgjegjëse për rënien e aktiviteteve në prodhim dhe shërbime, në reduktimin e punësimit dhe në përkeqësimin e gjendjes financiare.

Nga ana e tyre, Banka e Shqipërisë thekson se konsumatorët u bënë më pesimistë për të ardhmen, të ndikuar kryesisht nga pritjet negative për punësim, ndërkohë që kujdesi i shtuar në kryerjen e shpenzimeve u pasqyrua tek vlerësimet e tyre në rënie për blerjet e mëdha.

Por, me lehtësimin gradual të masave, besimi i agjentëve ekonomikë erdhi në përmirësim dhe arriti të rikuperojë pothuaj 85% të rënies së shënuar në tremujorin e dytë.SHBA, 8 të plagosur dhe një i zhdukur nga shpërthimi në një fabrikë/Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME