Categories Lajme

Bujar Leskaj takim me banorët e lagjes Karabash dhe me banorë të lagjes “1 Maji”

Bujar Leskaj ne dy takime të veçanta me banorë e qytetarë të lagjes “Karabash” dhe me banorë të lagjes “1 Maji”.

Së bashku me kandidatet për deputete Alta Haluci dhe Nada Meçorapaj bashkëbiseduam me banorët për problemet me të cilat ata ndeshen përditë, me varfërinë, papunësinë, harresën nga pushteti vendor e qendror, mungesën e ujit të pijshëm, furnizimin problematik me energji elektrike, infrastrukturën e shkatërruar dhe rrugët e pashtruara, largimin masiv të rinisë.

Keqqeverisjen e tetë viteve të Rilindjes e pashë në fytyrat e tyre, e dëgjova nga fjalët e tyre, e pashë në revoltën e tyre për taksat që paguajnë e nuk u kthehen mbrapsht në shërbime.

Në lagjen Karabash, një nga lagjet më të vjetra të qytetit që fatkeqësisht në infrastrukturë ka mbetur në vend. Ndërsa ajo që ka ndryshuar është vetëm rënia e numrit të familjeve që jetojnë aty. Bujar Leskaj, drejtuesi politik i partisë Demokratike në Qark, është ndalur në një takim me banorët e lagjes Karabash dhe me banorë të lagjes “1 Maji  .

Leskaj ka folur mbi situatën ku qyteti ndodhet, ku fatkeqësisht ekonomia e familjeve është në kufirin e mbijetesës, numri i të larguarve në shifra alarmante dhe shpresa për të nesërmen është dëshpërimisht e rënë me këtë qeveri.

Leskaj gjithashtu ka shpalosur edhe mjë pjesë të programit të Partisë Demokratike që i vjen në ndihmë familjes dhe shoqërisë.

Leskaj, Gëzim Zilja, një nga eksponentët e lartë të Partisë Demokrarike në vite i bën një pyetje qytetarëve. A jetojnë ekonomikisht më mirë vlonjatët sot? Zilja,  E ardhur nga familje socialiste, ish antare e selisë Rozë, e reja vlonjate tregon arsyet pse nuk i beson më partisë socialiste dhe zgjedh të votojë për partinë demokratike.  Leskaj i bën thirrje qytetarëve të votojnë numrin 9.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME