Categories Lajme

Bulqizë, Vdekja e minatorit, prangoset drejtori e dy punëtorë

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur ditën e enjte në fabrikën e pasurimit të kromit në Bulqizë ku humbi jetën punonjësi 65-vjeçar Mustafa Kamishi.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se viktima, Mustafa Kamishi, i cili ishte punëtor në subjektin Fabrika e Pasurimit të Kromit Bulqizë, ka qenë duke punuar në zonën e grumbullimit të ujërave kulluese të fabrikës, së bashku me shtetasit Rr. K., dhe A . A., të hipur sipër një varke të improvizuar dhe gjatë lëvizjes me të, kanë humbur ekuilibrin duke rënë në ujë. “Si pasojë shtetasi Mustafa Kamishi, ka humbur jetën, dhe pas ngjarjes trupin e viktimës e kanë dërguar në banesë”, tha policia.

Për këtë arsye, blutë kanë bërë arrestimin në flagrancë të Drejtuesit të aktivitetet të Fabrikës së Pasurimit të Kromit dhe dy punëtorët e tjerë që kanë qenë së bashku me viktimën, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” “Moskallëzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” .

Njoftimi i policisë: Me datë 09.12.2021, rreth orës 13.30., është marrë informacion se tek fabrika e pasurimit të kromit Bulqizë, në rrethana të pa qarta kishte humbur jetën shtetasi M. K , 65 vjeç, banues në Bulqizë.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë dhe nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi M. K., (punëtor në subjektin Fabrika e Pasurimit të Kromit Bulqizë), ka qenë duke punuar në zonën e grumbullimit të ujërave kulluese të fabrikës, së bashku me shtetasit Rr. K., dhe A . A., të hipur sipër një varke të improvizuar dhe gjatë lëvizjes me të, kanë humbur ekuilibrin duke rënë në ujë, ku si pasojë shtetasi M. K., ka humbur jetën, dhe pas ngjarjes trupin e viktimës e kanë dërguar në banesë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

I . N., 53 vjeç, banues në Tiranë me detyrë Drejtuesi i aktivitetet të fabrikës së pasurimit të kromit, Bulqizë, i dyshuar se ka kryer veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Moskallëzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e kryer ne bashkëpunim.

Rr. K., 52 vjeç, A . A., 38 vjeç, (punëtorë në këtë fabrikë) të dyshuar se kanë kryer veprat penale “Moskallëzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” . Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME