Categories Lajme

Burg për Kreshnik Kurtin/ “Shitësit e floririt” pastronin para, kishin 2 kompani fiktive në Itali dhe Shqipëri

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 35-vjeçarin Kreshnik Kurti, i arrestuar për akuzën e pastrimit të parave nepërmjet aktivitetit të shitjes së floririt. Nga hetimet e prokurorisë së Tiranës ka rezultuar se Kurti në bashkëpunim me Kejda Kurtin dhe 2 shtetas Italianë, që janë shpallur në kërkim, ishin pjesë e një skeme për futjen e sasive monetare në Shqipëri por që nuk dihet burimi i tyre.

Sipas dosjes hetimore që ABC News e disponin, aktiviteti i paligjshëm kryhej me anë të dy kompanive, njëra me adresë në shtetin Italian dhe tjetra në Shqipëri, ku këta persona bënin të mundur transferta monetare që nuk kapeshin nga organet e pastrimit të parave. Bëhet fjalë për kompaninë shqiptare me emrin Tirana Bullion, që në të vërtetë kryente vetëm veprime fiktive.

Sipas hetimeve këta persona deklaronin shitje-blerje fiktive të floririt në Itali, edhe pse nuk kishin asnjë magazinë apo pikë të zhvillimit të aktivitetit dhe me anë të këtyre faturave, dërgonin nga bankat italiane në bankat shqiptare vlera monetare. Këto shuma parash që shkonin në disa milionë, për 6 muaj janë tërhequr kesh në Shqipëri dhe nuk dihet se ku janë investuar. Shqipëria po bashkëpuinon me autoritetet italiane për të bërë të mundur identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të këtij aktiviteti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME