Categories Showbiz

Dashuri me shikim të parë: Kalimtarja i ‘vodhi’ zemrën ushtarit, fati i ritakon 3 vjet më vonë

Arsyeja që e ka sjellë Dedën nga Lezha në “Ka Një Mesazh Për Ty” është bashkëshortja e tij, Marjeta. Për të na njohur pak me të dhe veten, ai nis të rrëfejë në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan fillesat e marrëdhënies së tyre. Deda ra në dashuri me shikim të parë me Marjetën ndërsa nuk e njihte ende, por pas 3 vitesh fati deshi që rrugët e tyre të kryqëzoheshin sërish.

Ardit Gjebrea: Si e ke njohur Marjetën?

Deda: Do ta nis bisedën me një koincidencë. Unë faktikisht kam mbaruar ushtrinë në Kukës. Një ditë prej ditëve, kur po kthehesha në repart, Marjeta ka mbaruar shkollën e mesme në Gomsiqe, aty ishte rruga për të kaluar. Papritur kamioni ndaloi, pashë një vajzë që më ra në sy, një vajzë e shëndetshme, me flokë të gjata, bukuroshe, thua se është pikturë dhe fill më shkoi mendimi, thashë me vete, o Zot ta kem fat këtë vajzë që të jetë pjesë e imja.

Ardit Gjebrea: Pastaj ajo shkoi në shkollë, kamioni iku.

Deda: Jeta vazhdoi, unë mbarova ushtrinë. Pas mbarimit të ushtrisë, ishte edhe pjesa e prindërve për t’u fejuar, njeriu kur vjen njëfarë moshe do edhe të fejohet.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe ti?

Deda: Unë isha 23 vjeç. Më rekomanduan motrat e mia dhe një ditë prej ditëve unë nisem me nënën.

Ardit Gjebrea: Për të parë këtë gocën.

Deda: Po, për të parë këtë gocën.

Ardit Gjebrea: Atëherë le të themi që ti ishe 23 vjeç. Çun beqar dhe familja të thotë ti duhet të fejohesh dhe ti vajte te kjo shtëpia për të parë këtë vajzën. Kush të doli?

Deda: Më doli vetë Marjeta.

Ardit Gjebrea: Po Marjeta ishte ajo goca që kishe parë ti nga kamioni?

Deda: Po. Ajo goca. E njoha fill me flokët bjond.

Ardit Gjebrea: Po sa vite kishin kaluar?

Deda: Gati 3 vjet.

Ardit Gjebrea: Nga ajo dita e kamionit?

Deda: Po, nga ajo dita e kamionit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME