Categories Lajme

“Burri më i madh që ka nxjerrë Ballkani”/ Gjergj Luca përuron Nastradinin mbrapsht mbi gomar në Maliq (VIDEO)

Biznesmeni Gjergj Luca ka inaguruar sot skulpturën e Nastradinit hipur mbrapsht mbi gomar, të vendosur në ambientet e “Rozafa” në Maliq.

Luca u shpreh se do fillojë të japë leksione motivuese për të rinjtë e kësaj zonë, lidhur me punën, duke i hapur kështu “sfidë” kolegut të tij, Vasil Naçit.

Luca: Ky është stafi i Rozafës, stafi më i ri i Rozafës. Të gjithë këta janë specializuar në “Fish City” në Elbasan, njëri më simpatik se tjetri. Janë të gjithë katunarë të mrekullueshëm edhe janë të gjithë për së mbari.

Luca: Ne tani kemi një peshqesh tjetër për Shqipërinë që është peshqeshi më i madh që i bën Rozafa, Maliqit dhe të gjithë shqiptarisë. Unë me stafin tim të parë në Maliq sot kemi një ditë të rendësishme, sepse sot ne kemi vendosur bustin e njeriut më prestigjoz të Ballkanit. Kemi vendosur bustin e njeriu që ne do të na inspirojë dhe unë që nga ky moment me stafin tim do të filloj dhe unë të jap leksione motivuese.

Si jep ai kolegu im, Vasili, Vasil Naçi. Pra, miqtë e mi si jep Vasil Naçi leksione motivuese, frymëzuese për rininë për njerëzit që punojnë. Unë sot do të filloj inagurimin e monumentit legjendë të gjithë Ballkanit ku unë do të mbaj fjalime frymëzuese me të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, me rininë, me këdo që do të vijë për punën dhe të vërtetën.

Tani hajde shkojmë të bëjmë një foto me njeriun që është frymëzimi im dhe i të gjithë racës tonë ballkanike. Pra miqtë e mi, ne në Maliq inagurojmë burrin më të madh që ka nxjerrë Ballkani, të filozofit ballkanik që e ka marrë e gjithë bota dhe më mbrapa do të lexojmë të gjithë emrat që i ka në të gjithë botën dhe do të fillojmë tregimet e tij për të motivuar rininë, dhe për të motivuar qytetarinë, punën dhe të vërtetën. Nastradini. Faleminderit miq dhe shihemi në edicionin e radhës dhe do t’i bëj sfidë Vasil Naçit nëpërmjet këtij burri me leksionet e mia motivuese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME