Categories Lajme

Canale 5: Aeroporti i Tiranës flet italisht

“Aeroporti i Tiranës flet italisht. Asnjëherë më parë nuk kanë qenë kaq të shumtë turistët që mbërrijnë nga Italia për të kaluar pushimet duke u larguar nga çmimet e shtrenjta të shtëpisë sonë”. Kështu e nis kronikën televizioni Canale 5. Gazetari flet për një bum turistik në Shqipëri duke krahasuar Italinë me vendin tonë. Theksi vihet tek çmimet e ulta.

“Avioni, shtëpia dhe makina vetëm 150 euro. Bregdeti i Durrësit ka një linjë të gjatë plazhi ku një çadër jepet me një çmim të leverdisshëm.”

“5 euro një çadër dhe 2 shezlonge”

“Pra këtu 5 euro një çadër dhe 2 shezlonge!”

Çmimet në plazh në krahasim me Italinë janë shumë më të ulëta, madje edhe ushqimet e restoranteve, ku prodhimet e detit joshin turistët, por pa ju boshatisur portofolin, thotë gazetari.

“Në dy vitet e fundit numri i turistëve italianë në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Në vitin 2022 ishin mbi 70 përqind më shumë se sa në vitin 2021.”

“Fillova të sjellë edhe familjen dhe miqtë e mi, tani ata po vijnë vetë edhe pa mua.”

Pak kilometra larg Durrësit është Kavaja, që ka një plazh me rërë të bardhë. Edhe këtu janë shtuar shumë turistët italianë në dy vitet e fundit

“E vlerësoj shumë vendin këtu. Me shumë mundësi do të kthehem edhe vitin tjetër.”

Disa media të njohura italianë kanë bërë reportazhe për bumin turistik në Shqipëri. 500 mijë shtetas italianë kanë ardhur për pushime në këtë sezon veror në vendin tonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi për vdekje 65-vjeçarin teksa lëvizte me motor, plagoset edhe vetë inspektori policisë…

AMP ka arrestuar punonjësin e policisë Inspektor M. K., me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pronat-Vendimi\ Taksa e re për pasuritë e paluajtshme, njoftimet për detyrimin do të gjenerohen në e-Albania

Nga viti 2028 qeveria parashikon të nisë zbatimin e ligjit të ri për taksimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Besimtarë katolikë kremtojnë Krishtlindjen në katedralen ‘Shën Pali’, Imzot Arjan Dodaj: Ecim me gëzim e shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor

Në vigjilje të Krishtlindjeve besimtarë katolikë u mblodhën në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë, për të ndjekur meshën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME