Categories Lajme

Ceferin për Agnellin: Gënjeshtari më i madh që kam njohur

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka sulmuar ashpër numrin një të Juventusit, Andrea Agnelli, të cilin e ka quajtur gënjeshtar, teksa ka zbuluar edhe detaje nga komunikimi mes të dyve gjatë ditëve të fundit. “Agnelli është zhgënjimi më i madh nga të gjithë, pasi nuk kam parë kurrë një njeri të gënjejë kështu si ai. Kam folur me të të shtunën dhe më tha që ishin vetëm zëra. Më pas tha se më kishte telefonuar sërish, por e vërteta është se kishte fikur telefonin. Lakmia është shumë e fortë, por ne jemi ndryshe. Të gjithë klubet nënshkruan reformën tonë të kompeticioneve europiane, ndaj nuk e di nëse duhet ta them se çfarë mendoj vërtetë për ta”, deklaroi Ceferin.

Numri një i Juventusit, Andrea Agnelli, bashkë me Florentino Perez, janë ideatorët e Superligës Europiane dhe tashmë kreu i bardhezinjve do të jetë edhe zëvendës-presidenti i ligës më të re për klube, që mori udhë mbrëmjen e djeshme. Pikërisht për këtë arsye, Agnelli ka dhënë menjëherë dorëheqjen si kreu i Shoqatës së Klubeve të Futbollit në Europë (ECA) dhe njëkohësisht nga të gjithë funksionet në ekzekutivin e qeverisë europiane të futbollit. “Ne po u sigurojmë tifozëve të apasionuar një program ndeshjesh që të ushqejë dëshirën e tyre për futboll dhe njëkohësisht të ofrojmë një shembull pozitiv e tërheqës”, deklaroi Agnelli në lidhje me projektin e ri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME