Categories Lajme

“Çfarë mendimi keni për zgjedhjen në universitet?”, Silva Bino: Nuk duhet të bëheshin

Një debat ka lindur mes mjekëve në lidhje me maskën e ministres Ogerta Manastirliu, një detaj që ishte theksuar përmes një statuti në Facebook i ekspertit të Shëndetit Publik Erion Dasho. Dasho shkruante se maska që mban ministrja është me valvul dhe rrezikon atë që është përballë, kjo duket se ka ngjallur debat mes ekspertëve ku pjesë është bërë shefja e  Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, e cila ka theksuar se maska  nuk mbahet për solidaritet por mbron.

“Zonja Ministre! Në kohën e COVID, maska mbahet për solidaritet. Maska ime ju mbron ju dhe maska juaj më mbron mua! Në se ju mbani një maskë me valvul, unë ngelem i pambrojtur! Ju lutem, ngrini një komitet profesionist ekspertësh dhe jo amatorët që ju rrethojnë prej 6 muajsh dhe kanë bërë dëme të jashtëzakonshme në shëndetin, jetën sociale dhe ekonominë e shqiptarëve! Ata do të dinë se si t’ju këshillojnë!”, shkruan Dasho.

Gjithashtu debati në komente mes ekspertëve ka vijuar me zgjedhjet në universitet ku mjeku kirurg Arben Beqiraj në komentin e tij në këtë status e ka pyetur shefen e  Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino nëse duhet apo jo të zhvillohen zgjedhjet në universitet.

Bino i është përgjigjur se në këtë kohë pandemie është e pamundur që të zhvillohen zgjedhje në universitet. “Mendoj se nuk duhet të bëheshin tani në këtë situatë ose të bëhen totalisht digjitale”, shkruan Bino.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME