Categories Lajme

Çfarë ndodhi? Shpërthen keq Agron Llakaj: Më shumë se e shëmtuar! Të hiqet menjëherë

Aktori i humorit Agron Llakaj ka reaguar lidhur me tabelën, e cila ishte e vendosur në zonën ku ndodhet tigri në Kopshtin e ri Zoologjik të Tiranës.

Në tabelën paralajmëruese në kafazin e tigrit shkruhet: “Ju lutemi qëndroni të sigurt! Tigrat i duan fëmijët por ata janë të vështirë për t’u tretur. Kështu që ju lutemi qëndroni prapa”.

Në një postim në Facebook Llakaj shprehet se kjo është një shprehje e shëmtuar ndaj dhe bën thirrje se pavarësisht nga ku mund të jetë marrë të hiqet menjëherë.

“Mirëmëngjesi! Kjo tabelë është vendosur në Kopshtin Zoologjik të Tiranës…një shprehje e shëmtuar, nga kudo ku është marrë, duhet të hiqet urgjent. Më shumë se e shëmtuar.”-shkruan aktori.

Kopshti Zoologjik i Tiranës u inagurua rreth një javë më parë ku prezent ishin kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj dhe kryeminsitri Edi Rama. Rama e cilësoi si një nga projektet më të rëndësishme dhe një nga hapësirat më argëtuese në kryeqytet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 10 Maj 2024

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat mafioz çiftit shqiptar në Athinë. Vritet armiku i Ervis Martinajt, plagoset gruaja

Një tjetër ngjarje kriminale ka ndodhur në Greqi, ku protagonistë janë sërish shqiptarët. Mediat helene…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin kokainë në Itali, arrestohen disa shqiptarë, mes tyre dhe një çift bashkëshortësh (EMRAT)

Policia italiane ka arrestuar 8 persona për shitje kokaine dhe mes tyre 3 janë shqiptarë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Është arratisur? Majmuni del xhiro në Tiranë, qytetarët shtangen

Një video e bërë në Sauk ka shkuar menjëherë virale në rrjete sociale. Një majmun i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arkeologët zbulojnë një pishinë të shekullit të parë në Durrës

Gërmimet arkeologjike në oborrin e shkollës “Gjergj Kastrioti” të Durrësit, e cila  pritet t’i nënshtrohet…

LEXO ME SHUME