Categories Lajme

“covid ka dalë plotësisht nga kontrolli, eksperti thirrje qeverisë

Për ekspertin e Shëndetit Publik, Erion Dasho, në kushtet kur COVID sipas tij “ka dalë plotësisht nga kontrolli dhe po kërcënon jetën e qytetarëve”, ai e vë theksin tek domosdoshmëria e testeve të shpejta dhe me çmime ekonomike. Sipas Dashos, “është kriminale që qytetarit shqiptar të mos i ofrohet MINIMUMI një test i shpejtë antigjenik me çmim të përballueshëm”. Në një postim në rrjetet sociale, eksperti i bën thirrje qeverisë shqiptare t’i lehtësojë sado pak “barrën financiare të epidemisë që u keni lënë në kurriz familjeve shqiptare!”

“Më pak se 10 EURO kushton testi i shpejtë antigjenik në Europë! Në një status që publikova dje, u komentua se disa klinika në Tiranë e ofrojnë këtë test me çmimin spekulativ 10 mijë deri 15 mijë lekë të rinj!!! Me një normë fitimi një mijë përqind!!!

Më e pakta që mund të bëhet sot është autorizimi i importit të një prej testeve të shpejta që përdoren në Europë dhe lejimi i shitjes së tyre në farmaci.Çdo qytetar mund t’a blejë privatisht testin dhe të paraqitet pranë mjekut të familjes për ta kryer atë! Kështu kursehen disa qindra Euro në rastin kur nevojitet testimi  i gjithë familjes. Një thirrje për qeverinë shqiptare! Lehtësoni sado pak barrën financiare të epidemisë që u keni lënë në kurriz familjeve shqiptare! Kujtohuni se keni ardhur në pushtet me premtimin për një shëndetësi falas!!!”, shkruan Dasho.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME