Categories Lajme

Rastet rekord dhe hapja e spitalit covid3, Manastirliu del me thirrje

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka konfirmuar hapjen e spitalit Covid 3 në QSUT, pas plotësimit të kapaciteteve të dy spitaleve të parë me pacientë të infektuar nga koronavirusi. Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu i bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat në mënyrë që të shmangin përhapjen e infeksionit. “Të bëjmë të gjithë nga pak për të shmangur përhapjen e infeksionit, duke respektuar rregullat: #Maska; #Distanca; #Higjiena”, shkruan ajo.

POSTIMI I PLOTE Siç e kishim thënë, pas plotësimit të vendeve në spitalet Covid-1 dhe Covid-2, kemi hapur Spitalin Covid-3, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Covid-3 ka të gjitha pajisjet e nevojshme dhe standartet për trajtimin e të sëmurëve me Covid-19, ndërkohë që drejtohet nga një ekip i kualifikuar dhe me shumë eksperiencë mjekësh, të spitalit infektiv dhe të strukturave tona të shërbimit shëndetësor.

Që nga fillimi i pandemisë, nuk e kemi ndërprerë për asnjë moment trainimin e personelit infermieror, që do të shërbejë në spitalet tona Covid. Të sëmurëve në Covid-3 do u shërbejë gjithashtu një ekip infermierësh të trainuar dhe me eksperiencën e përftuar duke u shërbyer pacientëve gjatë periudhës së pandemisë.

Siguroj qytetarët shqiptarë se nuk e kemi ndalur dhe nuk do t’a ndalim asnjë çast punën dhe për t’i ofruar çdokujt që ka nevojë, shërbimin më të mirë të mundshëm mjekësor. Dhe në fund, si gjithmonë, kam një lutje: Të bëjmë të gjithë nga pak për të shmangur përhapjen e infeksionit, duke respektuar rregullat:
#Maska; #Distanca; #Higjiena

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME