Categories Lajme

Damian Gjiknuri takim me vajza dhe gra socialiste në Vlorë (Video)

Gjiknuri: Gratë dhe vajzat mbështetje e fortë për Partinë Socialiste Pranvera Resulaj: Privilegj që kryesoj si grua listën e PS-së Vilma Bello: PS, forca më progresiste që beson dhe promovon vlerat e gruas Vota për Partinë Socialiste është vota e duhur për zhvillimin e Vlorës.

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, shoqëruar nga deputetja Vilma Bello dhe kandidatët për deputet Pranvera Resulaj, Anduel Tahiraj, Teuta Ramaj dhe Laura Ferati zhvilluan një takim me gra dhe vajza në qytetin e Vlorës. “Unë gruaja e suksesit” ishte kryefjala e takimit në të cilin vajza dhe gra të suksesshme në karrierën e tyre profesionale përcollën mesazhin e rëndësisë së përfshirjes së vajzave dhe grave në politik si mekanizmi kryesor për ta vendosur politikën në shërbim të komunitetit, ashtu siç gratë dinë të bëjnë, si nëna,motra, në kontakt të drejtpërdrejt me të gjitha shqetêsimet dhe problemet e shoqërisë, me grintën e duhur për të nxitur zgjidhjen e tyre. Partia Socialiste ka treguar se është forca politike më progresiste, ku figurën dhe rolin e gruas e ka konsideruar jo si shifër numerike për të shtuar elektoratin e vet por duke i kthyer në modele suksesi përmes rrugëtimit të tyre politik.

Kandidatja për deputete e cila kryeson dhe listën e ekipit socialist për zgjedhjet e 25 Prillit, Pranvera Resulaj, në fjalën e saj pohoi se: “Është kënaqësi dhe privilegj të jësh përfaqësuese në listën e ekipit të Partisë Socialiste, si kryesuese e kësaj liste me motivimin e vazhdueshëm për të qënë pranë të gtjitha vajzave dhe grave duke u bërë zëri i tyre për çdo problem apo shqetësim ndërsa ftoi të gjitha gratë dhe vajzat që ta mbështesin Partinë Socialiste, forcën politike që vajzave dhe grave i ka dhënë vlerësimin, besimin dhe mbështetjen e duhur”.

Deputetja Vilma Bello, si model i gruas së realizuar në jetën personale e profesionale si pedagoge prej 23 vitesh në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë dhe një model suksesi, si një zë i fortë si deputete në parlament, thekson rëndësinë e angazhimit të vajzave dhe grave në politik. “Ne jemi jo vetëm pjesa më e madhe e fitores, por më e bukura, më e përkushtuara, më e përgjegjshmja. Dhe të jesh grua në politikë nuk është e lehtë; sot jemi shumë më shumë falë vizionit të Partisë Socialiste dhe, në veçanti, Edi Ramës.

Po nuk duhet të jemi thjesht numra, jemi e duhet të jemi në politikë prej vlerave tona, na duhet të jemi modele të përfaqësimit, të jemi afër qytetarëve që na besojnë, të tregojmë vlerën tonë në politikë përmes punës, krenarisë e ndershmërisë për ta bërë më të mirë politikën që në Shqipëri”, theksoi deputetja Vilma Bello e cilia i ftoi të gjitha vajzat dhe gratë që të angazhohen dhe ta mbështesin përmes votës Partinë Socialiste.

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste Laura Ferati në fjalën e saj u ndal në mbështetjen e veçantë që Partia Socialiste ka treguar për vajzat dhe gratë e në veçanti për kategorinë e atyre me nevoja të veçanta duke u bërë e para forcë politike që në politikbërje ka angazhuar vajza e gra me nevoja të veçanta.“Partia Socialiste beson tek fuqia dhe roli ynë në shoqëri. Ne me forcën dhe energjinë e duhur duhet të motivohemi për tu angazhuar në politikë si një model suksesi për këdo që beson dhe mbështet Partinë Socialiste. Të gjitha bashkë do t’ja dalim”, theksoi kandidatja Laura Ferati. Drejtuesi politik Damian Gjiknuri theksoi rëndësinë e angazhimit në politik të vajzave dhe grave të suksesshme duke pohuar se ato janë bërthama e shoqërisë e që gjithçka e kanë të lidhur me komunitetin, me mirëqënien e familjes dhe me edukimin e brezave të rinj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME