Categories Lajme

Vlorë, 2 turistë hollandezë humbën rrugën në Llogara, blutë e Vlorës i ndihmojnë

Policia ju vjen në ndihmë 2 turistëve hollandezë, të cilët kishin humbur rrugën në Llogara. Shërbimet e policisë në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Delta Forcë, pas marrjes së njoftimit se një çift turistësh hollandezë, kishin humbur kontaktet, rrugën dhe orientimin një ditë më parë dhe për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, e kishin të pamundur kthimin mbrapa, menjeherë kanë nisur kërkimet që prej mbrëmjes së djeshme.

Kërkimet kanë vijuar deri në mesditën e sotme. Si rezultat i kërkimeve të pandërprera, u bë i mundur lokalizimi dhe marrja e kontaktit me dy turistët në vendin e quajtur “Qafa e thellë”, Llogara. Aktualisht po bëhet transportimi i çiftit pranë vendndodhjes së tyre në Parku e Llogarasë. Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar shërbimet e kërkimit që iu erdhën në ndihmë.

Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve duke krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME